4/26/2025 12:22:24 AM

Alonso lartëson Bayernin: Na pret një ndeshje e madhe, më e vështira e sezonit

Duhet të lexoni

Nesër, në orën 18:30, të gjithë do të jenë para televizorit për të parë ndeshjen e parë të madhe të sezonit të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, përkatësisht i pari dhe i dyti në renditje.

Përballja premton të jetë e nxehtë, duke pasur parasysh “dopietën” e “Aspirinave” sezonin e kaluar.

Xabi Alonso, trajneri i Leverkusenit, e nisi kështu konferencën për shtypin një ditë para takimit:

"Është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e vështira e sezonit të Bundesligës. Ne duam të luajmë mirë, të jemi konkurrues. E dimë që të marrësh diçka nga “Allianz Arena” duhet një paraqitje pothuajse perfekte”.

Ndeshja më e vështirë e sezonit edhe për Bayernin?

Nuk e di. Ne kemi një ide të qartë se çfarë duam me mënyrën tonë të lojës dhe do të përpiqemi ta bëjmë përsëri.

Një opinion për Bayernin e ri?

Ata patën një fillim të mirë të sezonit. Luajnë me energji dhe cilësi të madhe, me ide të mira. Ndikimi i Kompany ka qenë shumë i mirë deri më tani. Nesër na pret një sfidë e madhe. Për të treguar nivelin tonë maksimal, duhet përqendrim i madh, për 95 minuta duhet të jemi gati për çdo situatë.

A do të shkonit në Oktoberfest pas një fitoreje të mundshme kundër Bayernit?

S mendoni ju? Ne kemi një ndeshje kundër Milanit të martën. Nuk kemi kohë, natyrisht nuk është në mendjen tonë. Ne do të kthehemi në stërvitje të dielën në mëngjes, në Leverkusen, për t'u përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Kemi një javë të rëndësishme. © SYRI.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate