4/27/2025 9:49:09 AM

Kusari-Lila për veriun: Kemi nxjerrë mësime nga qeveritë e mëhershme, shteti e ka për obligim që çdoherë të respektojë ligjshmërinë

Duhet të lexoni

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se ka kohë që po tentohet të ngadalësohen veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në veri te vendit kur u pyet për deklaratën e pazakontë të ambasadorit Jeffrey Hovenier.

Hovenier një ditë më parë tha se, “nëse dëshironi të hyni në një klub, mos urinoni në derën e tij” kur foli për dëshirën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO ndërsa Qeveria nuk i dëgjon vendet partnere që i përkasin këtyre dy institucioneve për operacionet në veri.

Kusari-Lila në “A2” tha se nuk ka mënyrë tjetër për çrrënjosjen e strukturave paralele dhe institucioneve të paligjshme serbë në veri sesa përmes veprimeve që janë ndërmarr nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk ka pasur mënyrë apo format tjetër të veprimit atje me strukturat ilegale kur dihet betonimi në 25 vjet që nga përfundimi i luftës dhe ndikimit të vazhdueshëm të Serbisë në to, mbajtjes së financimit, e në veçanti pas sulmit terrorist të Banjskës dhe mos marrjes asnjë përgjegjësie apo sanksioni të Serbisë për mbështetje shtetërore për këtë sulm”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se përmes veprimeve të saj, Qeveria synon të shtrijë sovranitetin në veri dhe jo të dëmtojë dikë tjetër.

“Është paksa paradoksale në kuptimin e mbajtjes së sistemit të vlerave kur nënkuptohet që atje nuk po shkelen të drejtat e një komuniteti, atje po synohet të vihet ligjshmëria dhe sovraniteti i një shteti përderisa një shtet tjetër ka tentuar sulmin e drejtpërdrejte, cenimin e sovranitetit territorial dhe integritetit tonë, por gjithashtu edhe gjatë gjithë kohës përpiqet të minojë shtetësinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Ndërkombëtarët patën kritikuar operacionet për mbylljen e postës serbe që funksionet ilegalisht, mbylljen e komunave paralele, ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe veprime të tjera të ngjashme.

Megjithëse patën thënë se janë për ligjshmëri në të gjithë vendin, ndërkombëtarët patën kërkuar koordinim për të gjetur një kohë të përshtatshme për këto veprime, për të cilën Kusari-Lila nuk pajtohet.

“Nuk e di kur mund të jetë momenti i duhur për të vënë ligjin ose për të respektuar ligjin? Një shtet e ka për obligim në çdo moment të respektojë ligjshmërinë dhe të vendosë ligjshmëri”, tha ajo.

Shefja grupit më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se i janë falënderues të gjitha vendeve mike për mbështetjen dhe janë për një bashkëpunim të ngushtë, por veprimet janë në dobi të shtetit.

“Kemi nxjerrë mësime nga qeveritë e mëhershme dhe ato mësime kanë të bëjnë edhe me sjelljen e institucioneve të vendit në veri dhe në secilin vendim që është ndërmarr ka qenë synimi i mbrojtjes së stemës së Kosovës, mbrojtjes së dinjitetit, shtetit të Kosovës e gjithashtu edhe përcjelljes së sigurisë për të gjithë ata qytetarë që jetojnë atje”, tha ajo.

Kusari-Lila deklaroi se situata në veri aktualisht është shumë më e mirë dhe për këtë pajtohen edhe ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se edhe serbët ndihen më të sigurt.”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate