10/25/2025 10:58:49 PM

Skandali, supermodelja Naomi Campbell mblodhi para për bamirësi dhe i harxhoi për luks në hotele me 5 yje

Duhet të lexoni

Një hetim nga komisioni që mbikëqyr bamirësitë në Angli dhe Uells ka konstatuar se fondacioni i bamirësisë i supermodeles, Naomi Campbell ka kemenaxhuar paratë që duhet të shpërndaheshin për njerëz në nevojë, duke i shpenzuar për hotele me 5 yje, spa dhe aktivitete të tjera të zhytura në luks.

Campbell përmes fondacionit “Fashion For Relief”, të themeluar në 2005 duhej të financonte kauza të mira, por pati një keqmenaxhimin serioz të fondeve.

Misioni i saj ishte të financonte organizata më të vogla dhe të jepte burime për t'iu përgjigjur fatkeqësive globale me qëllim zbutjen e varfërisë dhe promovimin e shëndetit dhe arsimit, raporton A2.

Në këtë kontekst ajo zhvilloi evente për mbledhjen e fondeve në Kanë dhe Londër, por kjo ishte vetëm fasadë, pasi hetimet që nisën në vitin 2021, zbuluan se vetëm një përqindje e vogël e parave shkuan për kauza të mira.

Në mënyrë të veçantë, nga prilli 2016 deri në korrik 2022, vetëm 8.5% e shpenzimeve totale të bamirësisë ishin në grante bamirësie, ose 389,000 dollarë nga 4.8 milion £ që mblodhi supermodelja.

Hetimi tregoi se fondet e bamirësisë shkuan, ndër të tjera, për të paguar qëndrimin e Campbell në një hotel me pesë yje në Kanë të Francës.

Në një rast në vitin 2018, një fluturim prej 14,800 € nga Londra në Nice u regjistrua për të transportuar art dhe bizhuteri në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Kanë. 9,400 euro të tjera u shpenzuan nga fondet e bamirësisë për tre netë në një hotel me pesë yje për Campbell.

Supermodelja shpenzoi gjithashtu gati 7,940 euro, krahas qëndrimit të saj në hotel, për të cilin u pagua nga bamirësia. Shpenzimet përfshinin trajtime spa, shërbim në dhomë dhe blerje të cigareve dhe produkteve hoteliere.

Komisioni që kreu hetimin thotë se ka rikuperuar 344,000 £, si dhe ka mbrojtur 98,000 £ fonde të tjera nga bamirësitë.

Në fillim të vitit 2024, fondacioni i Campbell u shpërbë dhe u hoq nga regjistri i bamirësisë. Komisioni sakaq ka vendosur ta ndalojë Campbell-in që të drejtojë një organizatë bamirësie për 5 vitet në vijim, shkruan A2. Bashkë me të janë pezulluar edhe dy persona të tjerë që punonin për “Fashion For Relief”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate