10/31/2025 2:05:13 PM

“Pas shumë reflektimesh, mora vendimin e vështirë”, Mira Murati njofton largimin nga "OpenAI"

Duhet të lexoni

Drejtuesja e Teknologjisë e Open AI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati do të largohet nga firma e Inteligjencës Artificiale.

Murati, e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë, dhe për pak kohë shërbeu si CEO në nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI,” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X , duke shtuar, “Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri.”

Murati është drejtuesja më e fundit i nivelit të lartë që largohet nga startup-i. Bashkëthemeluesi i OpenAI Ilya Sutskever dhe ish-udhëheqësi i sigurisë Jan Leike njoftuan largimet e tyre në maj.

Bashkëthemeluesi John Schulman tha muajin e kaluar se ai po largohej për t’iu bashkuar rivalit Anthropic.

Murati gjithashtu shkroi se ajo “po largohet sepse kërkon të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj.

“Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar”, u shpreh Murati.

OpenAI, kompania e mbështetur nga Microsoft dhe që qëndron pas ChatGPT dhe SearchGPT , aktualisht po ndjek një raund financimi që do ta vlerësonte kompaninë në më shumë se 150 miliardë dollarë, sipas burimeve të njohura me situatën, të cilët kërkuan të mos përmendet, sepse detajet nuk janë bërë publike.

Thrive Capital po udhëheq raundin dhe planifikon të investojë 1 miliard dollarë, dhe Tiger Global po planifikon të bashkohet gjithashtu. Microsoft, Nvidia dhe Apple thuhet se janë gjithashtu në bisedime për të investuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate