11/8/2025 5:59:59 AM

Konjufca – Hargreaves: Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania

Duhet të lexoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

“Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, për projektet e përbashkëta që synojnë thellimin e mëtejshëm të këtyre raporteve, zhvillimin e vendit tonë në sfera të ndryshme, ruajtjen dhe avancimin e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.”

Konjufca e ka njoftuar Hargreaves për cështje të aktualitetit.

“Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare.”

Në njoftimin e kuvendit thuhet se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ksoovës “është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë”.

Hargreaves e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe do të vazhdojë.

“Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis vendeve tona”./GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate