11/14/2025 2:32:13 AM

Rama niset në Nju Jork në Samitin e OKB: Takime me homologët e liderët e BE-së

Duhet të lexoni

Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë.

Udhëheqës nga mbarë bota ndër ta edhe kryeministri Rama do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në Nju Jork. Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë.

Krahas Asamblesë së Përgjithshme do të mbahet edhe një samit për të ardhmen që synon reformimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e sfidave të reja, përfshirë ndryshimet klimatike dhe inteligjencën artificiale.

Ndërkohë që kryeministri shqiptar ka planifikuar krahas takimeve me homologë edhe pjesëmarrjen në takimin me liderët e rajonit i organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Joseph Borrell. Një takim të veçantë Rama do të ketë edhe me presidenten e rizgjedhur të PE-së Roberta Metsola. Kreu i qeverisë pritet të rikthehet me datë 28 shtator.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas pritet gjithashtu të marrin pjesë në takim. Paqja mbetet shumë larg ndërsa kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën të martën dhe më pas në Asamblenë e Përgjithshme, Presidenti Zelenskyy pritet të theksojë nevojën për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe armë me rreze të gjatë veprimi.Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në takim por do të dërgojë kryediplomatin Sergey Lavrov.

Për Presidentin amerikan Joe Biden ky është takimi i fundit në OKB. Pas dy tentativave për atentat ndaj ish-Presidentit Donald Trump, shtrohet pyetja nëse Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë sigurinë e më shumë se 130 udhëheqësve që do të vijnë në qytetin e Nju Jorkut.

Kudo aty ka prezencë policore. Sigurimi Diplomatik i Kombeve të Bashkuara po mbështet Shërbimin Sekret për të ofruar siguri për të gjithë krerët e shteteve në tokën amerikane.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate