11/15/2025 12:57:08 PM

Berisha: Do të bëjmë gjithçka që të rikthejmë shqiptarët e larguar

Duhet të lexoni

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se PD do të bëjë gjithçka që të rikthejë shqiptarët e larguar

“Ndaj sot miqtë e mi, jam këtu për t’u betuar para qindra mijëra të rinjve dhe të rejave, të cilët ndodhen sot në Europë dhe në botë, janë shkolluar, janë bërë ekspertë, specialistë nga më të mirët e fushave të ndryshme, por që prapë ëndrrën, siç e kishte Gerti Bogdani, që përfundoi studimet me rezultatet më të larta në shkollën e tij, ëndrrën e kanë për t’u kthyer në Shqipëri

Do bëjmë gjithçka që ju të ktheheni në këtë vend”, tha Berisha.

“Të dashur miq, dje në Bruksel një i ri shqiptar, i lindur dhe i rritur në Greqi, i drejtoi një pyetje kreut të narkoshtetit shqiptar.

Ky djalë greqishtfolës, anglishtfolës me shpirt dhe zemër shqiptar, e pyet kreun e Meduzës: zoti kryeministër, çfarë do bëni ju për të rinjtë që të kthehem në vendin tim?

Ato fjalë në anglisht të tij, ajo kërkesë në anglisht, e cila kësaj here nuk buronte nga gjuha, por nga zemra dhe shpirti i tij ishin një thirrje dhe kushtrim për çdo shqiptar.

Kurse kreu i Meduzës, kryehajduti i kombit, zyrtari më hajdut i të gjitha kohërave në këtë vend, iu përgjigj të riut: unë, tha, i ri, nuk kam pyetur se çfarë do bësh, por kam bërë. Dhe ti si i ri, përpiqu pra të bësh se asgjë nuk do bëj për ty.

Nuk kishte përgjigje më cinike, më arrogante, më antishqiptare, më shpresëvrasëse se një i ri, i cili ishte shkolluar në Greqi, po shkollohej dhe në Bruksel, por prapë ëndrrën nuk e kishte në Greqi, nuk e kishte në Bruksel, ëndrrën e jetës e kishte në Shqipëri.

Ndaj sot miqtë e mi, jam këtu për t’u betuar para qindra mijëra të rinjve dhe të rejave, të cilët ndodhen sot në Europë dhe në botë, janë shkolluar, janë bërë ekspertë, specialistë nga më të mirët e fushave të ndryshme, por që prapë ëndrrën, siç e kishte Gerti Bogdani, që përfundoi studimet me rezultatet më të larta në shkollën e tij, ëndrrën e kanë për t’u kthyer në Shqipëri.

Do bëjmë gjithçka që ju të ktheheni në këtë vend.

Do bëjmë gjithçka që të shpëtojmë këtë vend nga njeriu që u përgjigj se bëj ç’të mundesh vetë.

Do mbledhim forcat, do dalim në shesh të mejdanit, do përballemi dhëmb për dhëmb me këtë hajdut që nuk ka asgjë shqiptare.

Me këtë armik të egër të qenies shqiptare.

Që në vend që të ndjehej 100 herë i obliguar, në vend se të ndjehej 100 herë mirënjohës për dëshirën e atij të riut që të ndërtonte ëndrrën në Shqipëri, i përgjigjej si harbut.

I përgjigjej me ndjenjën e armiqësisë së etërve të tij ndaj shqiptarëve jashtë”, deklaroi Berisha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate