11/15/2025 6:48:08 PM

Themelohet Shoqata Young Electrical Professionals Association (YEPA)

Duhet të lexoni

Themelohet Shoqata Young Electrical Professionals Association (YEPA), një organizatë e re e krijuar për ngritjen e brezin e ri të profesionistëve në sektorin e energjisë në Kosovë, raporton Metropol Mgazune. 

E plotë:

YEPA synon të promovojë përfshirjen e të rinjve, me fokus të veçantë te gratë dhe vajzat, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional, rrjetëzim dhe mbështetje përmes bashkëpunimeve strategjike me institucionet kryesore publike dhe private të këtij sektori jetik.

Me rastin e lansimit të YEPA z. Valdrin Januzi, Kryetar i organizatës theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj platforme për të rinjtë në sektorin e energjisë, duke vënë në pah se organizata synon të promovojë zhvillimin profesional dhe të nxisë përfshirjen aktive të grave dhe vajzave në këtë industri. 

z. Evetar Zeqiri, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, i cili ka qenë mbështetës që nga fillimi, ne fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj nisme për fuqizimin e të rinjve në sektorin e energjisë. Ai vlerësoi përkushtimin e Shoqatës për zhvillimin profesional të brezit të ri dhe shprehu mbështetjen e tij të vazhdueshme, duke nënvizuar se YEPA do të luajë një rol kyç në krijimin e mundësive të reja dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet kryesore të industrisë energjetike.

Në lansim ishin të pranishëm edhe Prodekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, z. Qamil Kabashi, dhe Nënkryetari i Komitetit të Energjisë CIGRE-Kosovë, z. Gazmend Kabashi si dhe anëtar të KOSTT, KEK, KEDS e organizata tjera të sektorit të energjisë. Në fjalët e tyre të rastit, ata uruan për këtë iniciativë të rëndësishme dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të fuqizuar të rinjtë në sektorin e energjisë, duke premtuar mbështetje dhe përfshirje aktive në përparimin e këtij sektori.

Qëndroni me ne për tu informuar rreth njoftimeve dhe aktiviteteve të ardhshme të Shoqatës YEPA. Përmes iniciativave dhe eventeve të vazhdueshme bashkë do të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e të rinjve në sektorin e energjisë dhe të ndërtojmë një komunitet të fortë profesionistësh që do të kontribuojnë në të ardhmen e këtij sektori strategjik për vendin tonë. Metropol Magazine 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate