11/16/2025 10:08:40 PM

Mbrojtja e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut kërkon vërtetimin e aktgjykimit lidhur me lirimin nga akuza për krime lufte

Duhet të lexoni

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 25 prill 2024 ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Jahir Demaku, i kishte liruar nga akuza për krime lufte kundër popullatës civile.

Por, ndaj vendimit të Themelores sa i përket lirimit të të akuzuarve, ankesë në Apel ka parashtruar Prokuroria Speciale.

Sipas Prokurorisë, aktgjykimi ka pasur shkleje të dispozitave të KPPRK-së, konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe Kodit Penal, duke kërkuar që aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet sërsisht në rigjykim.

Lidhur më këtë, mbrojtësi i të akuzuarit Demakut, avokati Syla, dekloroi se ankesa është bërë në mungesë të provave, fakteve dhe se kjo ankesë del krejtësisht e pakuptimit.

Gjithashtu, mbrojtësi i të akuzuarit Demaku, avokati Qerkini, shtoi se gjykata e shkallës së parë në aktgjykim jep arsye konkrete se pse dëshmisë së dëshmitarit “A” nuk mund t’ia falë besimin, duke deklaruar se e njejta është kundërthënëse më provat e tjera në shkresat e lëndës.

Më pas kryetari i kolegjit të gjyqtarëve të Apelit, gjykatësi Bashkim Hyseni njoftoi palët që brenda afatit do të pranojnë vendimin e kësaj gjykate.

Ndryshe, Sylejman Selimi akuzohej për pikën 6 të aktakuzës, kurse Jahir Demaku për pikën 3 të aktakuzës, për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që parashihet dhe dënohet me nenet 22 dhe 142 të KPRSFJ (që momentalisht penalizohet me nenet 31 dhe 152 të KPRK).

Aktakuza thotë se në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët dhe nenin 4 të Protokollit shtesë II dhe të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, të pandehurit në cilësinë e pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në bashkëkryerje kishin cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi nga lagja Shipol në Mitrovicë, i ndaluar në qendrën e ndalimit të Likovcit, duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritshme, në një datë të papërcaktuar në muajin gusht ose shtator 1998./Betimi për Drejtësi


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate