Ish-drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani, tha se duhet të bëhet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeç.
Ramadani tha se nuk duhet të ketë frikë se mund të ketë efekte anësore pasi që vaksinimi po paraqet mbrojtje të mirë tek femijët.
“Unë iu kisha drejtuar qytetarit të nderuar, prindit të nderuar që të mendojë për të mirën e femijës e vet, për të mirën e shëndetit të fëmiut të vet. Nuk duhet të frikësohet, nuk mendoj se ka arsye pasi që është vërtetuar pasi që vaksinimi tek fëmijët po paraqet mbrojtje të mirë. Nuk ka dhënë efekte anësore”.
“Ju e dini që para një kohë në Kosovë ka vdekur edhe një fëmijë më i vogël se 1 muaj nga COVID-19. Pra, COVID-19 delta po i sulmon edhe fëmijët”.
Ai këto komente i bëri si përgjigje ndaj prindit prindit Arianit Sllamniku është shprehur kundër vaksinimit të fëmijëve mbi moshën 12 vjeç.
Ai në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që as ai vetë nuk e ka marrë vaksinën.