9/12/2025 6:22:06 PM

6 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë një turbulence në avion

Duhet të lexoni

Ndoshta nuk ka asgjë shqetësuese se një fluturim me avion, ndërkohë që në ajër ndihen turbulencat. Frika, paniku, pasiguria ka shumë pasoja që vijnë bashkë me këtë fenomen që është shpesh i zakonshëm gjatë udhëtimeve me avion.

Turbulenca ndodh kur një tufë rrymash ajri rrotullohen në drejtime të ndryshme për një sërë arsyesh, si ndryshimet e temperaturës ose stuhitë. Por, çfarë duhet të bëni që të mos keni pasoja më të rënda fizike, apo në pjesën mendore. Ja 6 veprimet që të ndihmojnë:

#1 Asnjëherë mos ngrini në këmbë

Ju mund të keni dëshirë për t’u ngritur dhe për të lëvizur kur turbulenca bëhet më e fuqishme, por rezistoni ndaj këtij reagimi instinktiv, thonë ekspertët. Qëndrimi në këmbë është gjëja më e rrezikshme që mund të bëni gjatë turbulencave, sepse keni më shumë shanse të rrëzoheni në tokë ose të goditeni nga objekte të forta që gjenden në avion.

#2 Mos e hiqni rripin e sigurimit

Kjo duhet të jetë e kuptueshme, pasi ka një arsye pse stafi i fluturimit ju thotë të mbani rripin e sigurimit, edhe nëse shenja treguese është e fikur. Shumica e lëndimeve që ndodhin gjatë turbulencave, ndodhin kur pasagjerët nuk janë të lidhur me rrip sigurimi.

#3 Mos dilni nga tualeti

Nëse ndodh që të jeni në tualet kur godet turbulenca, ekspertët thonë që të qëndroni aty. Mund të duket sikur sjell panik ideja e të qëndruarit mbyllur në tualet, por të jesh ulur kur avioni goditet nga turbulencat zvogëlon pasojat e rënda nga ky fenomen.

#4 Asnjëherë mos i hapni kapakët sipër kokës suaj

Është thuajse e pamundur që turbulencat të çojnë në një ulje emergjente të avionit, kështu që nuk ka nevojë për panik që të kërkoni gjërat sipër kokës suaj. Pra, thjesht qëndroni ulur. Hapja e atyre koshave mund të bëjë që çantat apo objekte të tjera të bien mbi kokën tuaj ose të pasagjerëve të tjerë.

#5 Mos e lini hapur tavolinën para këmbëve

Sado e bezdisshme të duket, ka një arsye pse stjuardesat/stjuartët ju kërkojnë të mbyllni tavolinën, sidomos kur ka turbulenca sepse mund të goditeni fort në bark, në fytyrë etj.

#6 Mundohuni të mos bëni panik

Më e rëndësishmja, përpiquni të qëndroni të qetë. Nëse po imagjinoni skenarë të tmerrshëm në kokën tuaj, kujtojini vetes se udhëtimi me avion është jashtëzakonisht i sigurt. Mos mendoni gjëra të frikshme, thjesht merrni frymë thellë dhe qetësohuni.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate