1/23/2026 6:57:30 PM

Rama sot në Milano: Shqiptarët do t’i mikpresim në një pallat sporti më të madh se në Athinë

Duhet të lexoni

Kryeministri Edi Rama do të vijojë në Milano të Italisë turin e tij me diasporën që do të mbahet ditën e sotme në orën 11:00.

Pallati i sportit Maria Piantanida në qytezën e Varezes, pranë Milanos është përzgjedhur për t’u mbajtur takimi i kryeministrit Edi Rama, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama thotë se ky pallat sporti do të jetë dhe më i madh se në Athinë me shpresën që askush të mos mbetet pa gjetur vend ashtu si ndodhi në Greqi.

Mirëmëngjes dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.”

Takimi do të ketë dhe anën e tij të spektaklit, ku veç Noizit që do ta shoqërojë turin e kryeministrit ashtu si dhe në Athinë, do të performojë dhe Alban Skënderaj, këngëtari që një pjesë të jetës së tij e ka ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndryshe nga Athina, është menduar dhe pjesa e fjalimeve, në arenën sportive Maria Piantanida, pjesëmarrësve do të ju drejtohet vetëm kryeministri Rama dhe nuk do të ketë eksponentë të tjerë socialistë që do të përshëndesin shqiptarët e pranishëm.

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate