9/4/2025 2:41:03 AM

Deputetja serbe i kapet se “organizoi shfuqizimin e Gjykatës Speciale”, Grenell: Ideja ishte që secili vend të hetonte brenda

Duhet të lexoni

Në një deklaratë të mëhershme se kishte arritur t’i bindte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, deputetja serbe, Marinka Tepiq, i është kapur së fundmi ish-emisarit të SHBA-së, Richard Grenell.

Në një seancë të Komisionit të Kuvendit të Serbisë për kontrollin e shërbimeve të sigurisë, anëtarja deputetja e Partisë për Liri dhe Drejtësi Marinika Tepiq, siç raporton N1, iu referua një interviste të ish të dërguarit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo pretendonte se Grenell kishte deklaruar në intervistë se ai, Donald Trump, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi kishin arritur më parë një marrëveshje historike që përfshinte shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“A nuk mendoni se do të ishte mirë që ne ta dinim dhe Serbia ta dinte nëse kjo është e vërtetë apo zoti Grenell po përhap informacione të rreme për Aleksandar Vuçiqin? Le të na thotë mirë Grenell nëse është e vërtetë që Vuçiq ka bërë marrëveshje historike për t’i shfuqizuar gjyqet e UÇK-së për krime kundër serbëve? Thirrni edhe presidentin e Serbisë – e kam regjistrimin, mund t’ia lëshojmë, është një intervistë e madhe në një platformë publike amerikane, kështu që edhe në rast se ai shmang përgjigjen, ndoshta të paktën do t’u përgjigjet gazetarëve”, tha Tepiq.

Grenell iu përgjigj këtyre pretendimeve në një postim në “X”, duke shpjeguar se si ishte ideja, sipas tij.

“Kjo grua nuk e di se për çfarë po flet. Ajo nuk ishte e përfshirë fare. Ajo po nxjerr përfundime të shpejta pasi dëgjoi një intervistë. Ne kemi nevojë për politikanë që janë më seriozë në gjetjen e fakteve sesa të flasin para se të dinë. Fakti është se ideja ishte që secili vend t’i hetonte krimet e dyshuara dhe të merrej me to brenda vendit – jo përmes një gjykate ndërkombëtare jashtë vendit të tyre, por në Serbi. Është për të ardhur keq që ajo nuk beson në sovranitetin e vendit të saj”, shkroi Grenell.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate