8/27/2025 10:25:20 AM

Abazi: Kurti fajtor për mosfutjen në Agjendë për anëtarësim në KiE, ka humbur besimi ndaj institucioneve

Duhet të lexoni

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron fajtor ish-shefin e tij në qeversije, Albin Kurtin për mundësinë e dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Sipas tij, Kurti e ka pranuar Asociacionin, njëjtë siç bëri me dhënien e tokës Manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Këto veprime të kryeministrit Kurti, Abazi i sheh si taktizime dhe humbje të besimit të ndërkombëtarëve në institucionet kosovare. Sipas Abazit, kreu i ekzekutivit para ndërkombëtarëve e ka pranuar e statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE por që këtë fakt nuk dëshiron ta pranojë para elektoratit të tij.

Jo është një huqje e madhe që ka ndodh. Realisht ne e kemi ditur që rruga në të cilën është nisur zoti Kurti duke taktizuar do të përfundojë në një rezultat të këtillë çka po shohim, do të thotë kemi mungesë totale të besimit, të sinqeritetit edhe demokracisë në institucionet e Kosovës. Këto tri elemente janë shumë të rëndësishme. Ai ka bërë zotime tjera në takimet që ka pas në dialog. Edhe në takimet për anëtarësim në Këshill të Evropës me zonjën Dora Bakoyyanis por edhe të tjerët dhe ka thënë një diçka tjetër kjo doli gënjeshtra si të themi e zhveshur total sepse deputetja e Norvegjisë në takimin e asamblesë parlamentare e tha troç që votimi pro anëtarësimit të KE-së është pasi që kryeministri ka bërë zotimin për zbatimin e statutit të Asociacionit. Kështu e tha qartë edhe në mënyrë të drejtpërdrejt duke e ditur që kjo do të ishte një kosto jashtëzakonisht e lartë për shkak se pas faljes së 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit që u vendos në letër duke ia bë dhuratë Dora Bakoyyanis tani po të bëhet edhe zbatimi i statutit ashtu siç është zotuar Kurti”, thotë Abazi, teksa veprimet e kryeqeveritarit i sheh si “vetëvrasjen” më të madhe politike, sidomos pas kalimit të suksesshëm të fazës së dytë në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së.

“Në këtë moment do ishte ‘vetëvrasja’ më e madhe politike që do ia bënte vetit dhe çfarë ndodhi nga një triumf për kalimin e Kosovës na asamblenë parlamentare erdhi në dështimin e plotë dhe tash viktimizimin siç është stili i vetëm që ka kryeministri Kurti është viktimizim total i tij kundrejt dështimeve politike dhe e natyrshme që ky taktizim, kjo gënjeshtër ndaj popullit të Kosovës doli kështu siç doli në përfundim tash është e drejtë apo jo e drejtë kjo punë mundet me u diskutu. Unë mendoj që nga fillimi është nisur gabim negociatat e tij edhe në dialogun Kosovë-Serbi edhe për çështjen e anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ka qenë po aq e pasinqertë dhe vetëm për përfitime të tij politike të ngushta politike dhe asgjë nuk ka të bëjë me kauzat me premtimin se nuk do bëhet asnjë lëvizje para pa u gjet ata që janë zhdukur me dhunë apo pa pranuar Serbia realitetin e ri në Kosovë. Jemi kthyer realisht në nivelin që ka ndodhur ndonjëherë në politikën e Kosovës”.

“E para e ka kontaminuar rrugëtimin e vetë drejt anëtarësimit në KiE, është kontaminim sepse kur ndodh një test i tillë kur voton Asambleja Parlamentare me shumicë votash, e nuk futet në rend dite do thotë se këtu është krijuar një lloj konflikti në agjendë dhe kjo nuk është e shëndetshme për Kosovën, dhe e dyta natyrisht se ka humbur por mbi të gjitha ka humbur besimi ndaj institucioneve të Kosovës dhe kryeministrit Kurti sepse siç e thashë gënjeshtra doli të qytetarët dhe mos mbajtja e zotimit tek ndërkombëtarët është një sandviç ku e ka vendos Kosovën në mënyrë absolutisht jo meritore për qytetarët e vendit dhe për të drejtën e Kosovës për të qenë pjesë e KiE-së”, u shpreh Abazi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate