8/24/2025 11:58:20 PM

Zogaj flet për projektet madhore në Kryeqytet: Nënkalimi, sheshi “Xhorxh Bush” e Lojërat Mesdhetare, prioritet i yni

Duhet të lexoni

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për Ekonomia Online se ndër projektet më të mëdha të vitit 2024 është nënkalimi i rrugës “Agim Ramadani” i cili do të lidhet me Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe pjesën e vjetër të Prishtinës.

Zogaj mes tjerash ka deklaruar se një tjetër projekt i madh është Bulevardi “Xhorxh Bush” dhe sipas tij, Prishtinës do ti shtohet një hapësirë e re me gjelbërim.

Nënkryetari Zogaj në këtë intervistë po ashtu ka bërë të ditur se janë duke përfunduar projektin e Fshatit Olimpik i cili do të vendoset në Bërrnicën e Poshtme. Ai ka shtuar se atje do të jetë edhe një stadium i madh i futbollit dhe stadiume të tjera të vogla të sporteve siç janë tenisi, sportet e ujit por edhe sportet e lojërave me dorë. Zogaj ka treguar po ashtu për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë.

“ Janë disa projekte të mëdha që i kemi në plan gjatë vitit 2024. Një prej tyre që po e potencojmë vazhdimisht është tuneli, apo nënkalimi i rrugës “Agim Ramadani” i cili në fakt veturat i fut në nënkalim. Kurse pjesa mbi mbetet e gjitha për këmbësorë dhe qytetarë të Prishtinës. Andaj do të lidhet shumë mirë Sheshi “Ibrahim Rugova” me këtë pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës dhe do të jetë një projekt risi e madhe. Gjithashtu ai projekt ndihmon gjithsesi në trafikun e komunikacionit sepse veturat futen nën dhe nuk kanë asnjë pengesë me këmbësorët dhe me autobusët”, ka thënë Zogaj

Zogaj ka theksuar se me rregullimin e Bulevardi “Xhorxh Bush” do t’ia shtojmë Prishtinës një hapësirë të re me gjelbërim për shëtitje. Ai ka folur edhe për tregun e gjelbërt për çka ka thënë se do të zhvendoset tek pjesa e vjetër e qytetit.

Projekt tjetër i madh që kemi gati për tenderim është edhe Bulevardi “Xhorxh Bush” apo Sheshi “Xhorxh Bush”. Projekti është veçse i gatshëm dhe pritet të dalë në tenderim gjatë javës së ardhshme apo javëve në vazhdim shumë shpejtë dhe do të jetë një prej risive të mëdha të Prishtinës. Po ia shtojmë Prishtinës një hapësirë të re, me gjelbërim, shëtitje shesh të ri. Pra lidhet prej “Grandit” deri tek Katedralja dhe do të jetë kështu një shesh i bukur një bulevard si i kryeqyteteve tjera botërore. Pastaj jemi duke e përgatitur projektin e platformës ndërlidhëse që e lidh lagjen Arbëria me qendrën e qytetit me Pallatin e Rinisë. Ai është një projekt që edhe kërkohet nga qytetarët shumë dhe i lidhë dy lagje që janë tash si me thënë të ndame me njëra tjetrën. Prandaj është një prej projekteve që ne po e presim me padurim. Gjithashtu tregu i gjelbërt tek pjesa e vjetër e qytetit në hapësirën ku ka qenë AKP-ja përpara, aty do të zhvendosim tregun e gjelbër gjatë këtij viti”, ka thënë Zogaj.

“Siç e dini ne kemi prezantuar një mori projektesh në Konferencën e investitorëve, andaj ka investitorë të jashtëm, të diasporës por edhe lokalë që kanë interesim me hy projekte me partneritet publiko-privat”, ka thënë mes tjerash ai.

Zogaj ka përkujtuar se këtë vit Prishtina është qytet i sportit deri sa ka folur edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë dhe përgatitjet që po bën komuna

“Prishtina është edhe qytet i sportit në vitin 2024. Gjithashtu ne me mburrje të madhe themi që kemi fitu të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të ndodhin në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës po kryesisht në Prishtinë. Andaj gjatë 5 viteve të ardhshme do të investohet shumë në kapacitetet sportive apo si me thënë në salla të mëdha sportive. Ne jemi duke përfunduar projektin detaj të Fshatit Olimpik i cili do të vendoset në Bërrnicën e Poshtme dhe atje do të jetë edhe një stadium i madh i Futbollit dhe pastaj stadiume të tjera të vogla të sporteve të tjera siç janë tenisi, sporti i ujit por edhe sportet me top dore siç janë basketbolli, henbolli dhe kështu me rradhë”, ka deklaruar Zogaj për Ekonomia Online. /EO/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate