5/18/2024 4:57:38 PM

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Duhet të lexoni

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të dhënë dorëheqje nga posti i tij në fund të sezonit.

Megjithatë, tekniku spanjoll tashmë ka ndryshuar mendjen e tij dhe ka vendosur të vazhdojë aventurën me blaugranasit, pasi mori disa garanci nga klubi lidhur me transferimet që do të bëhen

Qëndrimi i Xavit aq sa mund të ketë efekt pozitiv për klubin në përgjithësi dhe tifozët e saj, padyshim që kjo nuk do të jetë një lajm aq i mirë për disa prej lojtarëve, të cilët kanë vuajtur mungesën e minutave nën urdhrat e tij.

Frenkie de Jong

Ani pse Xavi shpesh e cilëson holandezin si një ndër mesfushorët më të mirë në botë, spanjolli duket se dëshiron që klubi të transferojë një mesfushor defanziv dhe kjo mund të ketë një ndikim serioz në të ardhmen e De Jongut në klub

Jules Kounde

Kishte një kohë kur francezi kishte paralajmëruar dëshirën e tij për të luajtur si qendërmbrojtës. Teksa ai ka shkëlqyer në krahun e djathtë së fundmi, nuk ka ndonjë garanci se ai nuk do t’ia bëjë këtë kërkese Xavit përsëri.

Joao Felix

Xavi faktikisht nuk dëshiroi që Barcelona ta huazonte sulmuesin portugez. Në mes të sezonit, trajneri nuk ishte i lumtur me angazhimin e portugezit, por Felix u përmirësua pastaj, megjithatë kjo nuk mjaftoi që ai të fitonte një fanellë titullari.

Vitor Roque

Sulmuesi brazilian ka për synim që të qëndrojë tek Barcelona pa marrë parasysh, por Xavi nuk po i jep atij hapësirat e duhura dhe e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe sezonin e ardhshëm për 19-vjeçarin

Sergino Dest

Reprezentuesi amerikan e tha qartë: Nëse Xavi qëndron tek Barcelona, ai nuk e sheh të ardhmen e tij në klub, kështu që pas vendimit të spanjollit për të qëndruar, mund të thuhet se Dest nuk do ta veshë më fanellën e tyre


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Dua Lipa rrethohet nga fansat, teksa xhiron një reklamë në Kent

Krijuesja e hitit “Houdini”, 28 vjeçe, u pa në Broadstairs të shtunën duke u përballur me një ansambë ...

“Do të laj dhe do të marr në shtëpi”, video e Xhensilës duke puthur fëmijët e komunitetit rom bën xhiron e rrjetit

Padyshim që një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë që nga fillimi i 2024 është Xhensila M ...

Çfarë thotë babai i Heidit për Romeon dhe a do ta lërë Heidi Italinë për dashurinë?

Eftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit e cila foli për gjithë rrugëtimin e ...

Jetë / Stil

Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve

Fjala ”adoleshencë” rrjedh nga fjala latine “adolescere”, që do të thotë “rritem” ose “p ...

Proteina është e njohur për t’ju dhënë energji

Nevojat dietetike të çdo personi janë të ndryshme, por nëse i shihni këto efekte në trupin tuaj, mund të jet ...

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme n&eum ...

Sport

Mbappe i jep lamtumirën PSG-së, ku flitet se do e shohim sulmuesin francez

Futbollisti francez Kylian Mbappe ka njoftuar në një video të postuar në rrjetet sociale se po largohet nga Paris Saint-Germain n& ...

Granit Xaka dhe Bayer Leverkusen në finalen e Europa League

Bayer Leverkusen është finaliste e Europa League për sezonin 2023/24.Kampioni i Gjermanisë, me lider futbollistin kosovar, Granit ...

Lionel Messi prap në listën e ngushtë për Topin e Artë

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ndodhet në listën e ngushtë për ta fituar për të nëntën herë Topin e A ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate