5/18/2024 5:32:29 PM

Befasuese! Kënga përfaqësuese e Gjeorgjisë në Eurovisionin ka “vulë” shqiptare!

Duhet të lexoni

Një lajm surprizues vjen nga Eurovision. Në eventin e madh ndërkombëtar që këtë vit do mbahet në Suedi nga 7 në 11 maj nuk do ketë vetëm një këngëtar shqiptar si çdo vit.

Për herë të parë në histori, ky festival do ketë “dy Shqipëri”, pasi një nga këngët pretendente dhe një nga këngëtaret më premtuese të momentit, shkon gjithashtu me “vulë shqiptare” në kryeqytetin nordik.

Bëhet fjalë për Gjeorgjinë dhe për këngëtaren Nutsa Buzaladze, që kanë zgjedhur të kenë producent artistik të këngës së tyre përfaqësuese, një artist shumë të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për Ardit Gjebrenë.

Natia Mshvenieradze, kryetare e Delegacionit të Gjeorgjisë në Eurovizion, thotë se nga 300 projekte për Nutsa Buzaladze që u paraqitën në RTV publik të Gjeorgjisë, komisioni zgjodhi tre për fazën finale: Këngën “Firefighter” nga Darko Dimitrov, një tjetër nga kompozitori suedez Thomas G:Son (fitues dy herë i Eurosong me Loreen, me këngët “Euphoria” dhe “Tattoo”) dhe këngën e kompozitorit gjeorgjian, George Pruidze.

Në fund Komisioni zgjodhi fitues për të përfaqësuar Gjeorgjinë në Eurovision këngën Firefighter! Por surpriza vjen kur shikon producentin artistik të kësaj kënge vërtetë të fuqishme që i përshtatet mirë profilit skenik të këngëtares gjeorgjiane.

Ai është Ardit Gjebrea.

I kontaktuar ngaDITA, Gjebrea e konfirmon lajmin e televizionit publik gjeorgjian.

Ai shpjegon edhe lidhjen e veçantë që ka me Shqipërinë këngëtarja gjeorgjiane, e cila është mjaft e kuotuar në botën e muzikës për momentin.

“Nutsa ka marrë pjesë para katër vitesh në Kënga Magjike dhe ka patur rezultatin më të mirë që ka patur ndonjëherë një artist i huaj në këtë festival. Pasi u shpall pjesëmarrja e saj në Eurovision, për shkak të suksesit të saj në Rusi dhe në Amerikë me American Idol si finaliste, ajo më mori në telefon dhe më tha: “Ardit do të doja që edhe ti të paraqisje një projekt tëndin për mua në Eurovision”.

I thashë, pse jo me shumë kënaqësi, më thuaj natyrën e këngës që dëshiron. Ajo më dërgoi dy tre tipe këngësh. Unë mendova që kompozitori më i përshtatshëm për natyrën që ajo ka dhe këngën që ajo kërkonte, ishte Darko Dimitrov. U lidha me Darkon, ai pranoi dhe pasi eksploruam demo të ndryshme, në fund Darko më dha një propozim fantastk të këngës që është sot. Pra kënga me titull Firefighter për të cilën po më pyesni. Me Darkon ia treguam Nutsës këngën, ajo e pëlqeu” – tha Ardit Gjebrea.

Jo vetëm Dimitrov, por edhe trupa e baletit që shoqëron këngëtaren gjeorgjiane është zgjedhur nga stafi shqiptar. Gjebrea tregon:

Te Kënga Magjike kam patur fatin që të vijnë balerinët më të mirë, të Kanalit italian 5, që janë protagonistë dhe fitues të “Amici”-t të famshëm të Maria de Filipit. U vumë në lidhje me ta, me dy koreografë, dhe u konceptua edhe performanca e Nutsës që do ta shihni në skenë, natën e dytë te Festivalit Europian.

Pra ne u prezantuam me një projekt të plotë në Televizionin publik Gjeorgjian. Jam i lumtur që fituam dhe që shkoj në Festivalin Europian si producent artistik. E kam provuar me Juliana Pashën në vitin 2010 dhe tani me një shtet tjetër si Gjeorgjia. Ndihem i lumtur dhe krenar” – thotë Gjebrea.

Lajmi ka qenë surprizues edhe për artistë të tjerë shqiptarë. Me suksesin e saj në American Idol dhe me lidhjet që ajo ka krijuar tashmë në Shtetet e Bashkuara, artistja gjeorgjiane mund të zgjidhte këdo, që me siguri do ishte në disopozicion të saj.

Por telefonata e saj e parë dhe e vetme ka qenë drejt Tiranës. Rezultati është Firefighter, një këngë vërtetë emocionuese si tekst, muzikë dhe performancë.

Kemi arsye të bëjmë tifo edhe për Shqipërinë edhe për Gjeorgjinë në Suedi!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“Do të laj dhe do të marr në shtëpi”, video e Xhensilës duke puthur fëmijët e komunitetit rom bën xhiron e rrjetit

Padyshim që një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë që nga fillimi i 2024 është Xhensila M ...

Çfarë thotë babai i Heidit për Romeon dhe a do ta lërë Heidi Italinë për dashurinë?

Eftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit e cila foli për gjithë rrugëtimin e ...

Besa Kokëdhima reagon pas pjesëmarrjes në Eurovision

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar sot pasi përfaqësimit mbrëmjen e djeshme të Shqipërisë në Eurov ...

Jetë / Stil

Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve

Fjala ”adoleshencë” rrjedh nga fjala latine “adolescere”, që do të thotë “rritem” ose “p ...

Proteina është e njohur për t’ju dhënë energji

Nevojat dietetike të çdo personi janë të ndryshme, por nëse i shihni këto efekte në trupin tuaj, mund të jet ...

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme n&eum ...

Sport

Emër surprizë në listën e Milan, kuqezinjtë pas trajnerit që drejton në Premier League

Drejtuesit e Milan vijojnë nga puna për të gjetur një zëvendësues për trajnerin Stefano Pioli me të cilin prit ...

Milani po mendon për transferimin e Emerson Royal, problemi mbetet te kërkesat e larta të Spurs

Emerson Royal pritet të largohet nga Tottenham Hotspur pas tre viteve qëndrim te skuadra londineze.E ardhmja e mbrojtësit brazilian pri ...

Mbappe i jep lamtumirën PSG-së, ku flitet se do e shohim sulmuesin francez

Futbollisti francez Kylian Mbappe ka njoftuar në një video të postuar në rrjetet sociale se po largohet nga Paris Saint-Germain n& ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate