5/18/2024 7:34:34 PM

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Duhet të lexoni

Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin.

Salah ishte lënë në bankën rezervë për ndeshjen e cila u zhvillua në ‘London Stadium’ dhe u fut në fushë në pjesën e dytë si zëvendësues.

Ai po priste që të futej në fushë kur West Hami gjeti golin e barazimit përmes Michail Antonios, por ky gol nuk ishte ajo që mori vëmendjen, por në fakt ishte përleshja mes egjiptianit dhe Kloppit.

Krahët u hapën dhe disa fjalë u thanë me tone te ashpra, ndërsa u desh që të intervenonte Darwin Nunez që të parandalohej eskalimi i situatës.

Në intervistën pas ndeshjes, Klopp nuk dëshiroi që të diskutonte shumë lidhur me këtë rast, duke thënë se për të është një çështje e mbyllur.

Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Salahun, pasi përgjigja e tij ka lënë të nënkuptohet se ajo përleshje mes dy palëve nuk ka mbetur vetëm në fushë.

Egjiptiani nuk arriti që t’i shpëtonte pyetjes lidhur me këtë situatë, pas largimit nga stadiumi.

“Nëse flas sot, do të ketë zjarr”, ishte përgjigja e Salahut kur u pyet nga gazetarët se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe trajnerit.

Kjo natyrisht që nuk duket mirë për Liverpoolin, të cilët tashmë kanë mbetur shumë mbrapa në garë ndaj rivalëve Arsenal dhe Manchester City, teksa në pesë ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm një prej tyre./Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Dua Lipa rrethohet nga fansat, teksa xhiron një reklamë në Kent

Krijuesja e hitit “Houdini”, 28 vjeçe, u pa në Broadstairs të shtunën duke u përballur me një ansambë ...

“Do të laj dhe do të marr në shtëpi”, video e Xhensilës duke puthur fëmijët e komunitetit rom bën xhiron e rrjetit

Padyshim që një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë që nga fillimi i 2024 është Xhensila M ...

Çfarë thotë babai i Heidit për Romeon dhe a do ta lërë Heidi Italinë për dashurinë?

Eftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit e cila foli për gjithë rrugëtimin e ...

Jetë / Stil

Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve

Fjala ”adoleshencë” rrjedh nga fjala latine “adolescere”, që do të thotë “rritem” ose “p ...

Proteina është e njohur për t’ju dhënë energji

Nevojat dietetike të çdo personi janë të ndryshme, por nëse i shihni këto efekte në trupin tuaj, mund të jet ...

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme n&eum ...

Sport

Mbappe i jep lamtumirën PSG-së, ku flitet se do e shohim sulmuesin francez

Futbollisti francez Kylian Mbappe ka njoftuar në një video të postuar në rrjetet sociale se po largohet nga Paris Saint-Germain n& ...

Granit Xaka dhe Bayer Leverkusen në finalen e Europa League

Bayer Leverkusen është finaliste e Europa League për sezonin 2023/24.Kampioni i Gjermanisë, me lider futbollistin kosovar, Granit ...

Lionel Messi prap në listën e ngushtë për Topin e Artë

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ndodhet në listën e ngushtë për ta fituar për të nëntën herë Topin e A ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate