9/13/2025 9:31:19 PM

Haradinaj kujton ngjarjet e 13 prillit 1999: Duke e parë fundin që po i vinte nga UÇK dhe NATO, forcat serbe u hakmorrën ndaj civilëve

Duhet të lexoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 prillit të 1999 në Studenicë të Istogut dhe Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se armiku kishte shtuar terrorin atëherë kur e kishte parë se po i vjen fundi.

“Duke e parë fundin që po i vinte nga humbjet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, forcat pushtuese të Millosheviqit, në prillin e 1999 e shtuan edhe më shumë terrorin ndaj popullatës civile shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se armiku pasi kishte vrarë anëtarët e një familje, trupat i kishte hedhur në bunar.

Në fshatin Studenicë të Istogut muaji prill sjell dhimbje e kujtime për nëntë bashkëkombas që regjimi serb u mori jetën në mënyrën më barbare, tetë anëtarëve të familjes Lipaj dhe një të familjes Zeqiraj. Të rrethuar në shtëpi nga forcat kriminale serbe, ata u nxorrën jashtë në oborrin e shtëpisë ku u ekzekutuan nga afërsia. Pas ekzekutimit, armiku trupat e tyre i hodhi në bunarin afër shtëpisë, të cilin më pas e shkatërruan për t’i humbur gjurmët e krimit monstruoz”, ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjen e rëndë në familjen Zeka dhe Hoxha të Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

“Armiku nuk u ndal, në po të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, dora barbare serbe ekzekutoi pa mëshirë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy anëtarë të familjes Hoxha. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe aspironin lirinë e atdheut. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është motiv për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, është shprehur Haradinaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate