9/2/2025 5:54:59 AM

BE shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe për bojkot të votimeve

Duhet të lexoni

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore.

“Ajo çfarë mund të themi është se shprehim keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos merr pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bojkotit të tyre të mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prillit 2023 në veri të Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, megjithëse zgjedhjet lokale të prillit 2023 u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ato nuk ofruan një zgjidhje politike afatgjatë, pasi bojkoti i serbëve të Kosovës rezultoi në një pjesëmarrje shumë të ulët të përgjithshme.

“Ne morëm parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe elektoratit serb të Kosovës dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe të shprehin mendimin e tyre politik në kutinë e votimit”, tha Massrali transmeton Express.

Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali, theksoi se BE-ja kujton se është kritike që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa kushte dhe të mbahen në të katër komunat në veri të Kosovës.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri dhe do ndihmonte ne de-përshkallëzim, ndërsa përsëritja e votimeve janë një hap në këtë drejtim”, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate