11/1/2025 4:43:28 AM

Haradinaj në Gjakovë e Klinë për të nderuar të rënët për liri: Përkujtimet e atyre që bënë historinë, motiv për të ecur para

Duhet të lexoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mar pjesë në përurimin e lapidarit të të rënëve në fshatin Smolicë të Gjakovës, si dhe ka bërë homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë.

Ish-kryeministri shprehet se përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve në secilën pëllëmbë të Atdheut.

Ndër të tjera ai thotë se përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë kombëtare, përpos krenarisë, motivojnë edhe më shumë për të ecur para.

“Përpjekjet tona shekullore për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve në secilën pëllëmbë të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sot në dy ngjarje të ndara, kam nderuar dhe jam përulur para sakrificës së luftëtarëve të lirisë. Në Smolicë të Gjakovës, kam marrë pjesë në përurimin e Lapidarit të të rënëve nga ky fshat, qendër e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës. Lapidari i ngritur, përjetëson kujtimin për heronjtë: Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija”.

“Gjithashtu me homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë, kemi nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit Shaqir Krasniqi, epror i UÇK-së, që dora tradhtare e rrëmbeu para njëzet vjetësh”.

“Përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë tonë kombëtare, përpos krenarisë, na motivojnë edhe më shumë për të ecur para, për ta bërë Atdheun vatër të ngrohtë, të sigurt e të zhvilluar, me mirëqenie për brezin tonë, e me të ardhme të ndritur për fëmijët tanë”.

“Respekt të përjetshëm për të rënët. Heroizmi i tyre u trashëgoftë!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate