11/6/2025 5:39:13 PM

Napoli përgatit revolucionin, dy shqiptarë mes të preferuarve të De Laurentiis

Duhet të lexoni

Humbja 3-0 në shtëpi përballë Atalantës ka nxjerrë edhe njëherë në pah brishtësinë e Napolit, që nga kampion në fuqi në Itali, këtë herë me shumë gjasa do të mbetet edhe jashtë zonës Champions në renditjes.

“Të kaltrit” kanë ndërruar tre trajnerë këtë edicion dhe duket se tekniku aktual, Calzona nuk e ka bindur presidentin De Laurentiis, që po përgatit një revolucion të vërtetë në merkaton e verës së ardhshme.

Duke nisur nga stoli, ëndrra e De Laurentiis është të sjellë në Napoli Antonio Conten, me këtë të fundit që është pushim dhe gati të rikthehet në punë, por kërkon një projekt fitues dhe garanci për investime.

Në rast dështimi për të marrë Conten, presidenti napolitan ka si plan B Vincenzo Italianon, trajnerin aktual të Fiorentinës, që ka bërë një punë për t’u admiruar te skuadra vjollcë dhe preferon rreshtimin 4-3-3, të njëjtë si Spalletti në sezonin e titullit kampion.

I sigurt është edhe largimi i Drejtorit Sportiv aktual, Mauro Meluso, që nuk ka bindur, teksa në Itali konfirmojnë negociatat e De Laurentiis me shqiptarin Igli Tare, i cili ka ushtruar këtë profesion për shumë vite me sukses te Lazio.

Ndërkohë ndryshime pritet të ketë edhe në organikë, teksa është thuajse e sigurt se sulmuesi Victor Osimhen do të largohet në fund të sezonit. Adhuruesit anglezë për të janë të shumtë, me Napolin që shpreson të arkëtojë rreth 130

Sa i përket pasuesit të Osimhen, alternativat janë tre, duke nisur nga Zirkzee i Bolognës, për të vijuar me Jonathan Davit të Lille dhe Santiago Gimenez i Feyenoordit. Në mbrojtje po studiohen profile të shumta, përfshi edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Ardjan Ismajli, teksa ëndrra e vërtetë është rikthimi në huazim i mbrojtësit Kim Min Jae, që verën e kaluar u shit te Bayern Mynih.

Ajo që mund të thuhet me siguri është që Napoli do të ketë një verë të nxehtë dhe me shumë ndryshime, për t’u rikthyer sërish konkurrues sezonin e ardhshëm./Super Sportmilionë euro, të cilat do t’i shpenzojë për të afruar një tjetër qendërsulmues dhe një mbrojtës me eksperiencë.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate