9/13/2025 12:16:08 AM

BALLINA Kroacia nis procedurat për njohjen e patentave të shoferëve të Kosovës

Duhet të lexoni

Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës.

Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministri kroat, njëherësh ministër i Brendshëm, Davor Bozhinoviq, i cili edhe prezantoi para kabinetit qeveritar në mbledhjen e djeshme propozimin e Vendimit për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe zëvendësimin e patentë shoferëve.

“Kjo është një marrëveshje që synon përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e lehtësimit të sigurisë rrugore në territorin e Palëve. Një marrëveshje e tillë tashmë është lidhur nga Republika e Kosovës me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Bisedimet dhe negociatat për lidhjen e një marrëveshjeje ekuivalente me disa anëtarë të tjerë janë duke u zhvilluar”, tha ministri Bozhinoviq, duke shtuar se miratimi i Vendimit do të mundësonte fillimin e negociatave për draft marrëveshjen, raporton Klankosova.

Aktualisht, në Kroaci, 590 shtetas të Kosovës kanë marrë qëndrim të përhershëm, dhe 8082 prej tyre kanë marrë qëndrim të përkohshëm. Në Kosovë janë të regjistruar 1497 shtetas kroatë, ndërsa 60 shtetas kroatë me vendbanim në Kroaci janë të regjistruar për zhvendosje të përkohshme për në Kosovë.

Projektmarrëveshja përcakton procedurën e njohjes dhe zëvendësimit, si dhe mënyrën e verifikimit të vlefshmërisë dhe autenticitetit të patentë shoferëve, dhe pas përfundimit të negociatave, Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë në Qeveri një raport për negociatat e zhvilluara dhe rezultatin e tyre. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje nuk do të kërkojë mjete shtesë financiare nga Buxheti i Shtetit”, përfundoi ministri Bozhinoviq.

Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të MPB-së, ka miratuar Vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e marrëveshjes në fjalë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate