9/13/2025 2:07:20 PM

PDK voton kryesinë e re të partisë – pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Duhet të lexoni

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të Kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Sipas njoftimit për media thuhet se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët

banner

“Si pjesë të rëndësishme për rritje dhe fuqizim të partisë janë edhe aderimet e kuadrove të ri profesional të cilët tashmë kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, e do të vazhdojnë edhe më tej në ditët në vijim, siç ishte rasti me gjenerallejtënant Rrahman Rama”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Krasniqi

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore

Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:

1. Memli Krasniqi, Kryetar

2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme

3. Bedri Hamza, Nënkryetar

4. Uran Ismaili, Nënkryetar

5. Agim Aliu, Nënkryetar

6. Shaqir Totaj, Nënkryetar

7. Besianë Musmurati, Nënkryetare

8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare

9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore

10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje

11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare

12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa

13. Enver Hoxhaj

14. Rrahman Rama

15. Jakup Nura

16. Sokol Bashota

17. Evgjeni Thaçi – Dragusha

18. Nexhat Demaku

19. Besa Kabashi – Ramaj

20. Zenun Pajaziti

21. Valdete Idrizi

22. Elmi Reçica

23. Mërgim Lushtaku

24. Ferat Shala

25. Fehmi Mujota

26. Petrit Hajdari

27. Eliza Hoxha

28. Ganimete Musliu

29. Blerta Deliu – Kodra

30. Ariana Musliu – Shoshi

31. Floretë Zejnullahu

32. Blerand Stavileci

33. Luljeta Veselaj – Gutaj

34. Muhamet Haliti

35. Kujtim Gashi

36. Safete Hadërgjonaj

37. Genc Prelvukaj

38. Kurtan Kajtazi

39. Bekim Azizi

40. Përparim Gruda

41. Arben Mustafa

42. Aurora Osmani – Buca

43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK

Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza

Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate