9/15/2025 1:46:10 PM

Parku i Gërmisë bëhet me stacion solar

Duhet të lexoni

Në Parkun e Gërmisë është bërë përurimi i projektit të sistemit diellor të çative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike, projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Gjermania. Projekti ka për qëllim të bëjë reduktimin e emetimeve të karbonit dhe promovimit të burimeve të energjisë së ripërtritshme në rajon.

“Parkingu Solar Prishtina” është një sipërmarrje novatore, që paraqet instalimin e rreth 36.4 kW të paneleve fotovoltaike solare. Ky projekt largpamës parashihet të reduktojë emetimet e CO2 me përafërsisht 44.7125 ton në vit, duke vendosur një pikë referimi për praktikat e qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu derisa ditën e sotme e ka vlerësuar si ikonike për Prishtinën, ka thënë se me këtë projekt kryeqyteti po e nis një frymë të gjelbër që do të reflektohet në shumë ndërtesa e hapësira komunale.

“Prishtina i gëzohet këtij projekti për shkak se e nis një frymë të gjelbër, një frymë të një energjie të ripërtritshme që do të reflektohet në shumë ndërtesa, hapësira komunale të kryeqytetit, për t’i dhënë mundësi energjisë së ripërtritshme që të zëvendësojë një energji tjetër e cila na qon tek dioksidi i karbonit e që nuk është qëllimi jonë zhvillimor i së ardhmes. Shumë hapësira tona, shkolla, çerdhe, shumë jetike për zhvillimin tonë shoqëror do të mund të ishin pjesë e një qasje të tillë që do t’i shërbenin qytetarëve dhe shëndetit tonë publik në kryeqytet”, tha Lushaku-Sadriu.

Edhe udhëheqësja e Seksionit Politik në BE në Kosovë, AnnaCarin Platon ka thënë se ky projekt ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut të Gërmisë, e po ashtu mirëmbajtjes së parkut.

Platon tha se projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane, teksa shtoi se BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër.

“Ky projekt i vogël në madhësi ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut së Gërmisë e po ashtu mirëmbajtjes së parkut. Në te njëjtën kohë ka mundësi edhe mbushje të veturave elektrike, po ashtu ka mundësi të furnizojë me ndriçim edhe pishinën e Gërmisë. Projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane. Ne jemi duke e përkrahur Kosovën sa i përket efiçiencës së energjisë duke e bërë renovimin e ndërtesave. Po ashtu kemi zhvillime të energjisë së ripërtritshme, fuqizimi i rrjetit elektrik dhe infrastruktura sa i përket nxehjes qendrore. BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër, i cili do të shpejtojë zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet investimeve të ndryshme në sektor të ndryshëm përfshirë energjinë dhe ndryshimet klimatike”, tha Platon.

Në anën tjetër, udhëheqësja për Bashkëpunim në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, Vera Baumann ka thënë se do të japin kontribut dhe punojnë në drejtim të Agjendës së Gjelbër.

“Jam e kënaqur që jemi së bashku në programet e tilla dhe jemi shembull se si autoritetet lokale mund të veprojnë në mbrojtjen e klimës dhe përmirësimin e shërbimeve tek qytetarët…Do të mundohemi të punojmë së bashku në procesin e Berlinit, po ashtu të punojmë me Agjendën e Gjelbër dhe marrëveshjen e Parisit, dhe natyrisht punojmë së bashku ta bëjmë rrugën e dekarbonizimit dhe natyrisht ta kemi Agjendën e Gjelbër”, tha Baumann


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate