6/23/2025 1:57:59 PM

Konjufca: Me ndërhyrjen ushtarake luftës sonë iu njoh karakteri, besimplotë se Kosovën do ta shohim shpejt në NATO

Duhet të lexoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s 26 vjet më parë, që përfunduan me fundin e luftës në vend.

Konjufca shkroi në Facebook se “me ndërhyrjen e NATO-s luftës sonë çlirimtare iu njoh zyrtarisht karakteri universal si luftë për mbrojtjen e vlerave të lirisë, jetës, demokracisë, dinjitetit, të drejtave të njeriut dhe të popujve”.

Kjo datë ka protagonistët e saj, me presidentin Bill Clinton, sekretaren e shtetit Madeleine Albright dhe gjeneralin Wesley Clark, ShBA-në dhe të gjithë shtetet mike brenda aleancës së NATO-s, mirënjohja ndaj të cilëve është e pamatshme, rëndësia e të cilëve është e pazëvendësueshme”, shkroi Konjufca.

“Republika e Kosovës ka në themelet e saj sakrificën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri, heronjtë, dëshmorët dhe martirët, por edhe këtë akt historik të NATO-s, i cili për herë të parë që nga themelimi i saj ndërhyri drejtpërdrejt kur Serbia me në krye Millosheviqin po kryente spastrim etnik dhe gjenocid mbi popullin shqiptar në vendin tonë, brenda kontinentit evropian dhe para syve të gjithë botës.

Këtë të shkuar ne e mbartim me dhimbje, por edhe me krenari të madhe, duke punuar në suaza të kësaj fryme, për një shtet që mbron vlerat e demokracisë, në emër të të cilave erdhi edhe ndërhyrja e NATO-s.

Në këtë kuptim, edhe dje, edhe sot, ishim dhe jemi bashkë, Kosova dhe NATO me të njëjtat vlera të njerëzve dhe popujve të lirë”, shtoi kryeparlamentari.

Konjufca përmendi edhe synimin e vendit për t’u anëtarësuar në NATO. Këtë rrugë, ai tha se “na e definon historia”.

“Sot, Republika e Kosovës aspiron antarësim sa më të shpejtë në NATO. Këtë na e definon historia, ajo që besojmë e për çka angazhohemi. Prandaj jemi të bindur dhe besimplotë se shtetin tonë do ta shohim në NATO në një të ardhme jo të largët, aty ku përkasim”, shkroi ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate