6/23/2025 2:30:15 AM

Si të përgatisni lëngun e portokallit dhe hudhrës për përmirësimin e qarkullimit të gjakut!

Duhet të lexoni

Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij. Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij.

Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre. Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten 2 thelpinj hudhre, 5 portokaj.

Shtypni thelpinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës. Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës. Shtrydhni portokajtë dhe lëngun përziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës. Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit. Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë.

Portokajtë dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut. Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit. Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë. Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600-1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër.

Ndërkaq, hudhra rekomandohet për shumë trajtime të veçanta për rritjen e flokut dhe kundër zbokthit. Hudhra ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, është e pasur me shumë minerale siç janë magnezi, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C por edhe më fibër dhe shumë aminoacide. Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm për shkëlqimin dhe forcimin e flokut.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate