4/25/2025 8:43:30 PM

U pagua mbi 5 mijë dollarë për sulmin në Moskë, dëshmia e një prej të arrestuarve: Më kontaktuan në Telegram

Duhet të lexoni

Margarita Simonyan, drejtuese e agjencisë së lajmeve RT të kontrolluar nga shteti rus, ka publikuar një video tre minutëshe në Telegram që tregon një nga të dyshuarit për sulmin në Moskë duke u marrë në pyetje.

Regjistrimi tregon të dyshuarin me origjinë nga Taxhikistani duke thënë se ai qëlloi njerëzit në sallën e qytetit Crocus të Moskës “për para”.

Ai tha se udhëtoi për në Rusi nga Turqia pasi u kontaktua nga në Telegram për pjesëmarrjen në sulm, për të cilin u pagua gjysmë milioni rubla ose rreth 5,400 dollarë.

I pyetur se nga kush u kontaktua, ai tha se nuk e dinte dhe se kur është kontaktuar nuk ka pasur emër apo detaje të tjera, por tregoi se personat që e kontaktuan siguruan edhe armatimet.

Shërbimi rus i sigurisë FSB pretendon se ka arrestuar 11 persona në lidhje me sulmin në Moskë, duke përfshirë katër persona që morën pjesë drejtpërdrejt në sulm.

Dialogu me të arrestuarin:

Policia: “Çfarë bëre në Crocus?”

I dyshuari: “I qëlluam”.

Policia: “Kë?”

I dyshuari: “Njerëzit”.

Policia: “Për çfarë?”

I dyshuari: “Për para. Gjysmë milion rubla.”

Policia: Ku i keni marrë armët?

I dyshuari: “Armët i kanë dorëzuar vetë”.

Policia: “Kush janë ata?”

I dyshuari: “Nuk e di. Kanë shkruar nga Telegram pa emër, pa asgjë.”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate