5/1/2025 10:08:34 PM

SHBA pati paralajmëruar dy javë më parë për sulme terroriste në Moskë, por Putin e nënvlerësoi

Duhet të lexoni

Dy javë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë kishte paralajmëruar për rrezikun e sulmeve terroriste në vende të mbushura me njerëz.

Presidenti Vladimir Putin ishte gjithashtu i vetëdijshëm për paralajmërimin nga shërbimet amerikane të sigurisë, por e kishte refuzuar paralajmërimin, duke e cilësuar atë "shantazh të qartë nga Perëndimi në përpjekje për të destabilizuar shoqërinë tonë".

Paralajmërimi i ambasadës amerikane kishte për qëllim qytetarët amerikanë. "Disa ekstremistë duket se po planifikojnë sulme", deklaroi ambasada, pa specifikuar matricën e terroristëve të mundshëm. Njoftimi u shfaq më 8 mars dhe konsideronte akte terroriste të mundshme "në 48 orët e ardhshme".

Edhe ambasada italiane, në bazë të informacioneve të marra nga amerikanët, kishte lëshuar nga ana tjetër një "alarm" duke këshilluar italianët e pranishëm në Moskë të qëndronin larg vendeve veçanërisht të mbushura me njerëz.

Ndërsa, tashmë, lajmi ka marrë xhiron e botës dhe nga sa kuptohet, kemi të bëjmë me një akt të pastër terrorizmi, ku të përfshirë për zbardhjen janë FSB-ja ruse dhe Garda Kombëtare.

Shërbimet e inteligjencës në Moskë kanë nisur punën menjëherë, teksa grupet speciale kanë hyrë në Pallatin e Koncerteve në Crocus, ku edhe ngjarja ndodhi.

Nga ajo sa kuptohet deri tani, katër persona të armatosur deri në dhëmbë, me veshje të specializuara ushtarake, kanë hyrë në një sallë koncertesh dhe kanë qëlluar kë t’i dalë përpara, duke lënë të paktën 40 të vdekur nga sa raportohet deri tani dhe me qindra të plagosur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate