9/12/2025 10:39:04 PM

Çka tregon shkenca për agjërimin e shëndetshëm

Duhet të lexoni

Për 1.9 miliardë myslimanë, Ramazani është muaji i nëntë dhe i shenjtë islamik. Këtë vit filloi më 11 mars. Përgjatë 30 ditëve të Ramazanit shumë myslimanë agjërojnë, duke hequr dorë nga ushqimi, uji, pirja e duhanit e marrëdhëniet seksuale, që nga lindja e diellit e deri ne perëndim.

Agjërimi këshillohet vetëm për të rriturit. Ka përjashtime për njerëzit e sëmurë, në moshë të shtyrë, shtatzënat, nënat gjidhënëse, periudha menstruale apo udhëtimi, raporton “The Conversation”.

Shkenca ka treguar se agjërimi është i mirë për shëndetin. Disa studime që janë bërë në kafshë kanë sugjeruar se agjerimi ndikon në jetë më të gjatë si dhe shëndet më të mirë. Tek njerëzit, studiuesit sugjerojnë së agjërimi ndikon tek pesha trupore, niveli i sheqerit në gjak, kolesterolit dhe shtypja e gjakut, të cilat përmirësohen.

Agjërimi ndihmon edhe shëndetin mendor duke ulur simptomat e depresionit dhe ka përfitime shpirtërore gjithashtu.

Nëpër shumë shtëpi përgatitet ushqim tradicional për të prishur agjërimin, shpesh me ushqime të fërguara e ëmbëlsira. Por alternativa më të shëndetshme konsiderohen të jenë frutat e freskëta – hurmat janë një traditë e shpeshtë.

Kur agjërimi prishet me anë të frutave të freskëta sigurohet mjaftueshëm glukozë për organet, sidomos për trurin.

Kur një person planifikon të agjërojë duhet të pijë shumë ujë, në mënyrë që të qëndrojë i hidratuar gjatë periudhës kur nuk i lejohet të pijë.

Të këshillueshme për syfyr janë ushqimet që përmbajnë karbohidrate të shëndetshme si fasulet, drithërat e plota e yndyra të shëndetshme, sepse këto ushqime e mbajnë organizmin të ngopur më gjatë.

 

Përveç ushqimit, të rëndësishme janë edhe ushtrimet fizike. Këshillohet që dikush që agjëron të bëjë ushtrimet fizike në mëngjes apo më vonë gjatë mbrëmjes kur temperatura të jetë më e ulët. Gjithsesi kjo nuk do të ndikojë tek dikush që ushtron në ambient të mbyllur.

Njerëzit, profesionet e të cilëve kërkojnë të jenë fizikisht aktivë, duhet të bëjnë kujdes gjatë agjërimit në mënyrë që të mos dehidrohen e të mos pësojnë ndonjë sulm që mund të shkaktohet nga temperaturat e larta.

Duhani konsiderohet si një ndër vrasësit më të mëdhenj në botë dhe ndalohet të konsumohet gjatë agjërimit. Mirëpo gjatë agjërimit lejohet përdorimi i flasterëve që përmbajnë nikotinë.

Nëse agjërimi dikujt ia përkeqëson gjendjen shëndetësore, rekomandohet shmangia e agjërimit. Gjithsesi, shumë njerëz me sëmundje kronike agjërojnë pa problem. Rekomandohet këshilla e doktorit për këdo që ka telashe shëndetësore e që synon të agjërojë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate