Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka njoftuar se sonte ndodhet në spital për t’iu nënshtruar një operacioni, shkruan Insajderi.
Në një postim të gjatë, Matoshi ka thënë se po e len mbrapa familjen, fëmijët e prindërit për të bërë edhe një tjetër operacion lidhur me gjendjen shëndetësore.
“Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë”, shkruan mes tjerash Matoshi përmes një postimi emocionues.