9/11/2025 4:08:29 AM

Lladrovci për zjarrin: Për keqardhje që askush nga MINT dhe KIESA, nuk ishte në vendin e ngjarjes

Duhet të lexoni

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka reaguar edhe njëherë pas zjarrit të madh që përfshiu një fabrikë tek Parku i Biznesit e ku shkaktoj dëme të mëdha materiale e ekologjike, shkrun Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka falenderuar zjarrëfikësit të cilët ndihmuan në lokalizimin e zjarrit.

Mirëpo i pari i Drenasi pati kritika për ministrin e Industrisë për heshtjen e tyre.

“Është për keqardhje se askush nga MINT dhe KIESA, deri më tash, nuk ishte në vendin e ngjarjes as për tu informuar rreth katastrofës”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci

Postimi i plotë:

Sot, ka ngjarë një katastrofë ambientale në komunën tonë dhe më gjerë, njëherësh dëme shkatërruese në Fabrikën e Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, për shkak të zjarrit të madh që e kaploi atë para dite. Menjëherë, kam aktivizuar Shtabin emergjent dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes, ku pronarët e punëtorët ishin të tronditur nga kjo humbje, por kishin shqetësim edhe bizneset tjera në afërsi se mos flakët përhapen drejt tyre.

Falënderoj zjarrfikësit e Drenasit, të cilët si çdo herë janë në krye të detyrës, kompaninë “Pastrimi” – njësia Drenas, të gjithë zjarrfikësit të cilët na erdhën në ndihmë për ndaljen e zgjerimit të vatrës së zjarrit, nga Malisheva, Skenderaj, Prishtina, Lipjani, Rahoveci, si dhe Njësia Speciale e Kosovës e cila po e lokalizon zjarrin me topa uji. Falënderoj kryetarët e komunave që ofruan përkrahje në këtë katastrofë, në veçanti z. Muharremaj dhe z. Latifi.

Falënderoj Policinë e Kosovës-Stacioni në Drenas, ministrin Krasniqi dhe Sfeçla, zv. ministrin Gashani, Njësinë Speciale të PK, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe z. Shefki Abdullahu, KFOR-in i cili ishte gati të ndërhynte edhe me helikopter dhe pjesëmarrjen me automjete zjarrfikësish, institucionet tjera që u gjenden pranë nesh, në këtë ditë të rëndë e të vështirë për pronarët e Fabrikës së Plastikës, pronarët në Qendrën e Biznesit Drenasi I, si dhe qytetarët të cilët u rrezikuan nga ky zjarr dhe tym i dendur.

Është dhimbje e madhe për dëmet e shkaktuara nga zjarri në Fabrikën e Plastikës, për ambientin e komunës tonë dhe më gjerë, por, për fat, nuk pati asnjë punëtor të lënduar e as biznese tjera të dëmtuara në Qendrën e Biznesit Drenasi I. Është për keqardhje se askush nga MINT dhe KIESA, deri më tash, nuk ishte në vendin e ngjarjes as për tu informuar rreth katastrofës.

Ndërsa Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës dhe njësitë relevante për ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të ndriçimit të rrethanave të zjarrit në fabrikën e plastikës në Drenas.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se “do të analizojnë dhe vlerësojnë në rast se paraqiten elemente të veprës penale”.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e njësitë relevante për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij zjarri, si dhe do të analizojë e vlerësojë në rast se paraqiten elemente të veprës penale”, tha Ulaj për Paparacin


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate