9/11/2025 3:29:15 AM

Flamuri i Suedisë vendoset në selinë e NATO-s

Duhet të lexoni

Flamuri i Suedisë, e cila iu bashkua Aleancës si anëtarja e 32-të e NATO-s, zuri vendin e tij në selinë në Bruksel. Në ceremoninë e mbajtur në selinë e NATO-s, morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Princesha e Suedisë Victoria, kryeministri suedez Ulf Kristersson, anëtarë të kabinetit suedez, ish-kryeministrja Magdalena Andersson e cila aplikoi për anëtarësim në NATO si dhe krerët e partive politike.

Para ceremonisë Stoltenberg dhe Kristersson mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Stoltenberg tha se Suedia ka zënë vendin e saj të merituar në NATO nën mbrojtjen e nenit 5. “Anëtarësimi në NATO është i mirë si për Suedinë, ashtu edhe për stabilitetin e rajonit verior dhe për sigurinë e të gjithë Aleancës sonë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin synoi të kishte më shumë kontroll mbi NATO-n dhe fqinjët e saj kur sulmoi Ukrainën dy vjet më parë. “Por, gaboi. NATO u bë më e madhe dhe më fuqishme”, shtoi Stoltenberg.

Kristersson falënderoi Stoltenbergun për përpjekjet si dhe vendet aleate për miratimin e anëtarësimit të vendit të tij. “Ne do të ndajmë barrën, përgjegjësitë dhe rreziqet me aleatët tanë”, tha kryeministri suedez.

Më pas, flamuri suedez u ngrit nën shoqërimin e himnit kombëtar dhe zuri vendin e tij midis flamujve të Türkiyes dhe Spanjës sipas rendit alfabetik. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fillim të atij viti. Finlanda iu bashkua aleancës si anëtarja e saj e 31-të prillin e kaluar.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate