9/11/2025 9:33:01 PM

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së thotë se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Kushtetueses

Duhet të lexoni

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se ata ende nuk e kanë pranuar vendimin e Kushtetueses sa i përket aktgjykimin në rastin ku Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka kërkuar të bëhet vlerësimi i kushtetueshmërisë së aktgjykimit të 9 marsit të Gjykatës Supreme e cila vendosi për kompensimin e qytetarëve që paguan për rrymën e shpenzuar në Veri.

“Jam jashtë Kosovës dhe nesër kthehem. Do ta shqyrtojmë vendimin së bashku me ekipin dhe do të vendosim”, tha Fejzullahu për Front Online.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se rreth 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve, të cilët e kanë paguar rrymë për serbë në veri të Kosovës – bazuar në një vendim që ishte marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në vitin 2012 – i cili sipas Kushtetueses, ka shkelur disa ligje.

Avokati i Popullit kishte paraqitur padinë për anulimin e këtij vendimi dhe kompensimin e dëmit për konsumatorët.

Pas vlerësimit të pretendimeve të Avokatit të Popullit, Gjykata Themelore, Apeli dhe Supremja kanë konfirmuar se vendimi i ZRrE-së ishte i kundërligjshëm dhe kanë urdhëruar kthimin e shumës së faturuar.

“Rrjedhimisht, Gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, dhe në veçanti duke u bazuar në interpretimin e dhënë përmes Aktgjykimeve të gjykatave të rregullta të kontestuara para Gjykatës, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate