9/14/2025 1:03:58 AM

A po braktiset Kosova pas liberalizimit të vizave? Çfarë thonë shifrat që nga muaji janar

Duhet të lexoni

Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera”, thuhet në raportin e ASK-së, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Liberalizimi i vizave ndodhi me 1 janar te këtij viti, ku mijëra kosovare ikën si turistë në vendet evropiane përfshirë këtu edhe Zvicrën. Ata qëndruan në Zvicër dhe vendet tjera anëtare të BE-së për të vizituar të afërmit e tyre familjarë dhe miq. Kjo lëvizje e madhe e kosovareve është vërejtur edhe në disa kantone të Zvicrës sidomos në rrugë dhe restorante, bare dhe kafene. Siç dihet në Zvicër aktualisht ka mbi 300.000 shqiptare, pjesa dërmuese vijnë nga Kosova.

Serbia dhe opozita kosovare këto dy muajt e fundit kanë abuzuar me shifra duke ekzagjeruar me numrin e largimit të kosovarëve nga vendi, duke bërë herë fushatë e herë panik dhe propagandë se gjoja “shqiptarët po ikin nga Kosova” apo siç dëshmon titull në gazetën e Beogradit: (Shqiptarët po ikin në një vend. Kjo është një pamje reale e një eksodi masiv – as që i intereson ekstremistit Kurti) Por, shifrat zyrtare falsin të kundërtën. Kosovarët dalin dhe kthehen në vendin e tyre.

Deri sot (para Ramazanit) janë kthyer më shumë se gjysma e të larguarve nga Kosova nga janari i këtij viti. Kosovarët tashmë janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar liberalizimin vizave duke respektuar edhe ligjet dhe rregullat e Zvicrës, se për ata, meqë janë turistë nuk ka as punë e as azil. Ky kthim i turistëve kosovarë po vërehet jo vetëm në aeroportet e Zvicrës (Cyrih, Gjenevë, Basel e gjetiu..) por edhe në aeroportin e Kosovës në Prishtinë. Një pjesë e madhe e tyre janë kthyer gjatë javës së fundit, me makina private, apo dhe me autobusë, madje edhe me çmime shume të ulëta deri në 50 euro nga Gjeneva, Cyrihu apo Berna e Bazeli për në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

“Është e vërtetë se në media dhe nga liderë të ndryshëm në Kosovë, pak i ekzagjerojnë me shifra dhe bëjnë ndonjë lojë politike, me shifrat e njerëzve që dëshirojnë të ikin nga Kosova. Kjo është një e drejtë normale që njerëzit dëshirojnë të lëvizin, por është fakt se në Zvicër për shembull 2-3 muaj, nuk ka asnjë azilkërkues. Për dallim, nga Shqipëria, vitin e kaluar ka pasur rreth 12 azilkërkues, kurse nga Kosova 5-6 persona. Është bërë edhe trend si temë e mediave të flasin për ikjen e shqiptarëve që në fakt nuk është e vërtetë. Në fund të fundit, kur kanë ikur që 20 vite nga Kosova 300 apo 400 mijë shqiptarë, pse ikin apo e lëshojnë Kosovën edhe 20 apo 30 mijë, nuk është katastrofë”, ka deklaruar redaktori i gazetës zvicerane Le Canton27.ch.

Dhe kjo është e vërteta sepse shifrat në Kosovë sot po ekzagjerohen për interesa të ndryshme, në një far mënyrë edhe po ndihmohet spastrimi etnik nga propaganda që po e lëshojnë Kosovën. Zvicra nuk është vetëm një vend që strehon, por dinë edhe të largojë azilkërkuesit sidomos ata që nuk i plotësojnë kriteret. Kështu vetëm në muajin e kaluar, Zvicra ka larguar 1317 persona në mbikëqyrjen e policisë dhe autoriteteve të cilat janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate