9/14/2025 9:43:19 PM

Si të ushqehemi dhe trajnohemi gjatë Ramazanit

Duhet të lexoni

Shumicës u duket e pamundur të trajnohen gjatë kohës së agjërimit, mirëpo nuk është ashtu… Çdo gjë mund të harmonizohet, nevojitet vetëm vullneti.

Nga aspekti i shëndetit, qëllimi i agjërimit është pastrimi nga materiet e dëmshme, por gjithashtu aty janë edhe një sërë përparësish të tjera të cilat mund t’i realizoni me agjërim, siç janë zvogëlimi i indeve yndyrore nën lëkurë, përmirësimi i pasqyrës së gjakut, përmirësimi i gjendjes psikike.

Intensiteti i trajnimit patjetër duhet të zvogëlohet, ndërkaq koha gjatë agjërimit duhet të shfrytëzohet për pastrimin e organizmit.

Rekomandimi ynë është që trajnimi të bëhet sipas programit upper/lower split dy ditë në javë, aq sa t’i bëni me dije trupit tuaj që ju nevojiten akoma muskujt e formuar, transmeton Telegrafi.

Ushqimi: Syfyri (racioni pas të cilit fillohet agjërimi) – Racioni i 1-rë

Në këtë racion hani karbohidrate të përbëra (perime, patate, oriz, artikuj integrale…), proteina (mish të kuq: mish viçi, mish shtazëve të egra; mish të bardhë: mish pule, mish gjeldeti; vezë, peshk dhe natyrisht djathë të freskët etj., kazeinë e cila zbërthehet ngadalë) dhe shtoni pak yndyra të shëndetshme (vaj ulliri, avokado, gjalpë nga kikiriku…).

Iftari (racioni me të cilin ndërpritet agjërimi) – Racioni i 2-të

Këtë racioni fillojeni me një pjatë supë, mirëpo meqenëse trajnimi do të jetë pas këtij racioni do të jetë mirë që të bëni mbushjen me karbohidrate dhe proteina.

PWM (racioni pas trajnimit) – Racioni i 3-të

Shejk proteinash (whey protein + dekstroza). Në këtë racion do të duhej të merrni proteina kryesisht nga mishi, në mënyrë që trupi sa më gjatë të jetë i furnizuar me amino-thartira. Nëse nuk mund të hani këtë racion, mos u brengosni, shejkuproteinik do të jetë plotësisht i mjaftueshëm deri në syfyr.

Zëmra (mes-racioni) – Racioni i 4-të

Rekomandimi ynë është që për këtë racion janë karbohidratet me fibra (portokajtë, pjeshkat, dardhat, mollët, sallata e gjelbër…). Mos e teproni me sasinë në mënyrë që të mos u ngopni para syfyrit. Sasia e mjaftueshme është një mollë apo diçka tjetër nga këto që i përmendëm. Ujë duhet pirë sa më shumë, mirëpo sërish duhet kujdesur që të mos e ngarkoni lukthin, sepse, megjithatë, kjo është sasi e madhe e ushqimit në një periudhë të shkurtër kohore.

Trajnimi

Koha më e mirë për trajnim është dy orë para iftarit. Siç kemi thënë dy ditë në javë janë krejtësisht të mjaftueshme. Programi përbëhet nga dy trajnime për pjesën e sipërme dhe dy për pjesën e poshtme të trupit.

Javën e parë bëni trajnimin – 1, ndërkaq të dytën trajnimin -2, pas kësaj në javën e tretë përsëriteni trajnimin – 1 dhe në javën e katërt përfundojeni duke bërë ushtrimet për trajnimin – 2.

Trajnimi – 1 (pjesa e sipërme e trupit):

Ngritja me pesha në dy duar në bankë të rrafshët bench;

Lundrim me peshë në dy duar në parabell;

Ngritja me peshë në dy duar pas kokës;

Fluturimi me pesha dore në bankë;

Ushtrimi për biceps;

Ushtrime për triceps;

Trajnimi 1 – Pjesa e poshtme e trupit):

Galiç;

Hap;

Hiperekstension (ose ekstensioni i këmbës, ulur);

Qëndrimi i ngritur në gishta për pulpa;

Ushtrime barku (10 minuta).

Trajnimi – 2 (pjesa e sipërme e trupit):

Ngritja në trapez;

Ngritja me pesha dore në bankën e pjerrët;

Lundrimi në vegla;

Ngritja laterale;

Ushtrimi për triceps;

Ushtrimi për biceps;

Trajnimi – 2 (pjesa e poshtme e trupit:

Ngritja rumune e vdekur;

Ekstensioni i këmbëve, shtrirë;

Ngritja e këmbëve;

Ngritja ulur në pulpa të të dy këmbëve;

Ushtrimi i barkut (10 minuta).

Pushimi midis serive le të jetë 3 deri në 5 minuta (sipas nevojës edhe më shumë), mos e teproni me pesha të mëdha dhe ushtrimet bëni në maksimalisht në dy seri.

Nëse nuk ndiheni mirë, ndërpritni trajnimin dhe bëni pauzë derisa muaji i agjërimit të përfundojë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate