9/15/2025 1:47:42 PM

Ballkani mposht sërish Malishevën, rikthehet në pozitën e liderit

Duhet të lexoni

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar një tjetër fitore ndaj Malishevës. Pasi e eliminoi nga çerekfinalja e Kupës të enjten e kaluar, Ballkani të dielën mposhti Malishevën edhe në kampionat.

Ballkani triumfoi me rezultatin 2:0, në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë, në kuadër të javës së 24-t të Superligës në futboll. Me fitore Ballkani mbetet në pozitën e parë me 51 pikë, kurse Malisheva është në vendin e katërt me 41 pikë.Ballkani shënoi gol në minutën e 3-të. Por, goli i kapitenit Edvin Kuç u anulua me VAR. Pjesa e parë përfundoi pa gola. Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë,

Ballkani realizoi golin e epërsisë. Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 50-të pas asistimit të Lumbardh Dellovës. Golin për 2:0 e shënoi Mamadou Danfa. Ai shënoi në portën e zbrazët pas asistimit të Bleart Tolajt.

Dy minutë më vonë, Tolaj qëlloi shtyllën. Malishevën në edicionin aktual e mposhti edhe më 29 shtator të vitit të kaluar. Pati fituar 3:2.

Ndeshjen në Suharekë e përcolli edhe seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda. Foda muajin e kaluar u emërua përzgjedhës i Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate