2/14/2026 4:45:57 AM

Dua Lipa befason fëmijët e klasës së gjashtë, kthehet në shkollën e saj fillore në Londër për një vizitë

Duhet të lexoni

Në një ndodhi plot emocion dhe befasi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka gjetur kohën të rikthehet në shtigjet e fëmijërisë, duke vizituar shkollën e saj fillore ku ka ndezur ëndrrat e para të karrierës së saj të shkëlqyer.

E shoqëruar nga Greg James, prezantuesi i njohur i BBC Radio 1, Dua kabefasuar nxënësit e klasës së gjashtë, të cilët nuk mundën të fshehin dot emocionet dhe gëzimin e tyre, shkruan The Independent.

Vizita në shkollë ka qenë e mbushur me nostalgji dhe kujtime për yllin e muzikës, e cila ka ndarë me të rinjtë përvojat e saj kur ishte vetë në ato banka. Përherë e përkushtuar ndaj rrënjëve të saj dhe duke mos harruar asnjëherë prej nga ka nisur, Dua ka shpjeguar para nxënësve se në shfaqjen e shkollës ajo nuk kishte marrë rolin e saj të dëshiruar.

Foto: BBC Radio 1/YouTube

Në sytë e të mahniturve të vegjël, mësuesi i saj i vjetër, Rob, ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të këndshme këngëtares duke i treguar një klip të së shkuarës ku Dua paraqitet në “rolin që ajo nuk donte”, dhe aty në atë moment të veçantë ajo është ftuar të bëjë audicion për rolin kryesor që dikur ajo aspiroi.

Klasa e gjashtë ka qenë e entuziazmuar të tregojë talentet e tyre në aktrim para këtij vizitie të befasishme, dhe prania e Duas ka qenë kulmi i një ditë të paharrueshme. Si një nga figurat më frymëzuese të skenës muzikore ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fuqishëm se me përpjekje dhe pasion, ëndrrat mund të bëhen realitet.

Ky aktivitet ka qenë një bujë e madhe për komunitetin shkollor dhe një ngjarje që pa dyshim do të mbahet mend për një kohë të gjatë nga nxënësit e vegjël, të cilët sot mund të thonë me krenari se kanë qenë pjesë e një momenti kaq special me një nga yjet e shkëlqyer të botës. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate