2/12/2026 2:20:40 AM

Ky është shoferi i autobusit që u dogj në Bullgari, viktimë edhe vajza e politikanit

Duhet të lexoni

Personi që shikoni në foto është Memedi Kadri 54-vjeç, njëri prej shoferëve të autobusit që u shkrumbua nga flakët teksa kthehej nga Stambolli përmes Bullgarisë ku dhe ndodhi aksidenti tragjik. Kadri është mes 45 viktimave që humbën jetën e si pasojë e flakëve të mëdha.

Nga kjo tragjedi mbijetuan 7 pasagjerë të cilët janë dërguar në një spital në Bullgari për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet nëse në momentin e tragjedisë ishte në timon Kadri apo kolegu i tij.

Mes viktimave deri më tani është publikuar edhe foto e 54-vjeçarit Ibrahim Rustemi i cili u shua bashkë me të shoqen Fevzije Rustemi teksa ktheheshin nga udhëtimi në Stamboll. Një familjar i tyri ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale

Një prej viktimave është Sumeja Brava, 27-vjeç. Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

Në rrjet familjarët kanë nisur të përcjellin mesazhe prekëse për jetët e humbur në këtë tragjedi. Mes viktimave është edhe një 21 vjeçare Jehona Sali. I afërmi i saj ka ndarë foto në profilin e tij në Facebook. “Ma djeget shpirtin Jehona Saliu edhe Xhixhi jem Allahu ju shperbleft me Xhenet”, shkruan ai./abcnews.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate