Eksperti Bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve rajonale i ka thënë Televizionit Shtetëror Bullgar se autobusi që u aksidentua tragjikisht ka qenë duke lëvizuar me 100 km në orë.
Vasko Pirgov inxhinier i motorëve dha se ka qenë gabim njerëzor aksidenti ku vdiqën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan media bullgare 24chasa, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë poashtu se ka arritur në vendin e aksidentit rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe se rruga ka qenë në gjendje perfekte, nga autobusi ka qenë duke rrjedhur nafta, kaldaja ka qenë duke punuar dhe se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme.