4/28/2025 10:39:55 PM

Kurti-komunitetit serb: Kosova nuk e ndaloi dinarin, paratë s’mund të kalojnë kufirin me thasë-tërhiqen përmes llogarive në euro

Duhet të lexoni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me anë të një videoje informuese i është drejtuar komunitetit serb në Kosovë ldihru em çështjen e dinarit serb.

Ky adresim i tij, vjen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York ku paralajmëroi se do të ndërmarrë këtë hap, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, synimi i Bankës Qendrore është formalizimi i pagesës dhe procedurat lidhur me të duke shtuar se BQK tregon qartë se euro është mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë dhe se në këtë drejtim, çdo transaksion duhet të jetë në euro si valuta e vetme zyrtare në Kosovë.

Ai theksoi se kjo rregullore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.

“Çdo sugjerim për të kundërtën është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.”, ka shkruar Kurti.

“ Rregullorja e Bankës Qendrore siguron ligjshmërinë dhe transparencën e parave të importuara në Kosovë, bazuar në Kushtetutën dhe politikën monetare të Bashkimit Evropian.”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit u shpreh se Kosova nuk e ndaloi dinarin.

I vetmi ndryshim, siç tha ai, është që paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë por përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro.

“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro.”, u shpreh Kurti.

Kjo politikë, sipas kryeministrit, mbron qytetarët nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikimit me armë dhe pastrimit të parave.

“Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufinjëve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb.”, tha ndër të tjera ai.

“Kosova ka krijuar skema të asistencës financiare dhe ndihmës sociale për familjet në nevojë, gratë lehona dhe nënat me fëmijë. Kjo lloj ndihme nuk do të përfundojë kurrë dhe vetëm do të rritet, në përputhje me rritjen ekonomike dhe planifikimin buxhetor. Çdo muaj, më shumë se 33,000 pjesëtarë të komunitetit serb marrin pensione nga Republika e Kosovës, 2205 familje marrin ndihmë sociale, 4244 familje marrin ndihmë për fëmijë dhe 1372 familje marrin ndihmë për gratë lehona dhe nënat me fëmijë. Gjithçka përmes llogarisë bankare të hapur në euro”, ka thënë ai.

“Përmes tyre mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë.”, ka shtuar Kurti.

Ndërkaq premtoi se do të bëhet gjithçka përmes fushatave informuese dhe mundësimit të lehtësimit, me synimin për një tranzicion të lehtë.

“Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis dhe gëzimi i të drejtave të fituara deri më tani në mënyrë të lirë, nga autoritetet shtetërore në Kosovë, është një pjesë e domosdoshme e garantimit të lirisë së të gjithë qytetarëve për të marrë çdo ndihmë financiare nga cilado palë apo autoritet që vjen përmes rrugëve ligjore.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/

Kurti: Kosova nuk e ndaloi dinarin- i vetmi ndryshim është se paratë s’mund të kalojnë kufirin me thasë por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro./Arbresh.info/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate