2/27/2026 8:44:00 PM

Çfarë tregojnë për karakterin tuaj dhuratat që zgjidhni t’u bëni të tjerëve?

Duhet të lexoni

Zgjedhja e dhuratave të Vitit të Ri të gjithëve na merr kohë, mund dhe sigurisht para. Të dashurit tuaj mendojnë se ju i njihni mjaft mirë për t’u blerë atyre dhuratën e duhur. Megjithatë të gjithë ne, shumë shpesh gabojmë dhe kjo mund të ketë ndikim në marrëdhënie.

Por çfarë tregojnë për personalitetin tuaj dhuratat që zgjidhni t’u bëni të tjerëve?

Dhuratat shumë të shtrenjta

Duke dhënë dhurata tepër të shtrenjta, njerëzit përpiqen të imponojnë epërsinë e tyre. Është një shenjë që dikush dëshiron të ketë kontrollin.

Dhuratat praktike

Dhuratat praktike janë zakonisht më “mashtrueset”. Jo vetëm sepse u mungon emocioni dhe imagjinata, por edhe sepse fshehin një mesazh. T’i japësh kunatës suaj një libër gatimi ose një libri për dobësim me pretekstin për t’i dhënë diçka të dobishme është zakonisht një mënyrë e fshehtë për të nënvlerësuar disa aspekte të pamjes ose aftësive të tyre.

Dhurata që nuk kthehen

Disa njerëz ofrojnë dhurata që nuk kthehen. Megjithatë, këto na ngarkojnë me përgjegjësi të padëshiruara. Nëse dikush ju jep një qenush ose një pemë, ai maskohet si dhuratë, por ajo që ju jep në të vërtetë është shumë përkushtim dhe punë e palodhur.

Dhuratat e vogla ose suveniret

Ata që nuk bëjnë shumë kur bëhet fjalë për dhuratat zakonisht fshihen pas një dobësie narcisiste. Ata preferojnë të ofrojnë diçka të vogël, konvencionale, me një çmim të përballueshëm ose të mos japin absolutisht asgjë për të mos zhgënjyer njerëzit e afërt. Dhurata të tilla harrohen lehtësisht dhe shpejt. Por ajo që mund të keqinterpretohet si indiferencë mund të jetë e rrënjosur në frikën e personit tjetër për t’u keqkuptuar. Në këto dhurata ka modesti (ai që i jep nuk zbulon shijen e tij) dhe respekt (ai dëshiron të të bëjë të lumtur, edhe nëse nuk e di se cila është mënyra më e mirë).

Dhuratat fëmijërore

Çdo fëmijëri është plot me përvoja dhuratash të këqija, gjërat që donim aq shumë (biçikletë, tren, kukull) dhe gjërat që nuk i morëm kurrë. Ne i kujtojmë ata sepse përfunduam duke i parë si një shenjë e paaftësisë së prindërve tanë për të na treguar dashurinë që donim. Si të rritur, dhuratat që marrim ndonjëherë na sjellin kujtime të dhuratave të dështuara të fëmijërisë sonë. Dhënia e dhuratave në këtë mënyrë është një mënyrë për t’i dhënë dikujt tjetër dashurinë që donim si fëmijë. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate