9/14/2025 9:54:07 PM

Ndahen 742 milionë për komunat në buxhetin e vitit 2024

Duhet të lexoni

Në Ceremoninë e Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u ndanë 8.3 milionë euro, për 11 komuna përfituese.

Në fjalën hyrëse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka theksuar se pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet, administrata moderne publike efikase, llogaridhënëse, transparente dhe e depolitizuar.

Bislimi ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat.

“Në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Më tej, ai ka cekur se është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, për të avancuar në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian.

“Për të avancuar në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve“.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate