9/12/2025 10:44:39 PM

“Doja Anglinë, Silvinho qëndron”, Armand Duka: U habita nga ky Ceferini që nuk rikandidoi

Duhet të lexoni

Presidenti i FSHF dhe njëkohësisht zv.Presidenti i UEFA, Armand Duka foli për Supersport pas shortit të Shqipërisë në Nations League. Duka komentoi rivalët, rinovimin e Sylvinhos, ndërsa u pyet edhe për kandidaturën e mundshme për president të UEFA-s pas tërheqjes së Ceferin.

Shorti? “Janë skuadra të të njëjtit nivel sportiv, i pranueshëm. Janë skuadra të mira, por nuk mund të thuhet se do të ishim më mirë në një grup tjetër. Jemi një grup i balancuar, i vështirë për t’u parashikuar fitues. Grup interesant.

Nëse do të kisha zgjedhur me dorë mund të kishte ndryshime, nuk doja Çekinë. Janë të fortë dhe e kemi provuar, do të më pëlqente pse jo Anglia. Është kënaqësi kur luan kundër të mëdhave dhe fiton eksperiencë.

Ajo që dua dhe që i bëj thirrje futbollistëve është që le të mos mendojmë shumë për këtë short, edhe pse do ta marrim seriozisht, por duhet të përqëndrohemi në Europian. futbollistët duhet ta shijojnë Europianin, ashtu edhe tifozët. Spanja, Kroacia dhe Italia ishin në Ligën A dhe ne ato i kemi në grupin e Europianit”.

Kur konfirmohet Sylvinho apo keni ndonjë plan B? “Nuk ka asnjë plan B, nuk e mendoj të ndërpres marrëdhënien me stafin. Ka qenë një periudhë e ngarkuar dhe nuk kemi pasur kohë të ulemi dhe të bisedojmë. Kemi para Europianin dhe ai ka qenë i përqëndruar aty, është një sukses i madh edhe për Sylvinhon që nuk është një nga ata tranerët me shumë eksperiemcë. Por, do ta gjejmë mundësinë të diskutojmë edhe për atë që do ndodhë përtej Europianit”.

Kandidat për president të UEFA-s pas vendimit të Ceferin për të mos rikandiduar? “Nuk e prisja këtë pyetje. Asgjë nuk e pengonte Ceferin që të vazhdonte, por edhe unë si futbollistët jam i përqëndruar te Europiani”, u shpreh Duka.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate