9/12/2025 9:25:30 AM

U shpreh se ishte këngëtar gjerman, "justifikohet" Ardian Bujupi

Duhet të lexoni

Ditën e sotme, në media ka qarkulluar një video, ku këngëtari Ardian Bujupi ishte ndaluar në rrugë nga një tiktok-ere, e cila i ka drejtuar disa pyetje në lidhje me jetën, origjinën si edhe karrierën e tij.

Bujupi i është përgjigjur duke i thënë se është një këngëtar gjerman, deklaratë e cila ka krijuar shumë zhurmë në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë video, Ardiani ka bërë një reagim të menjëherëshëm në profilin e tij zyrtar, duke u shprehur se ai e ka patur shumë më të lehtë të thotë Gjermani por që sipas tij ajo ishte thjesht një intervistë e shkurtër dhe nëse do ishte më e gjatë, sigurisht që do e kishte shprehur se ishte shqiptar.

Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë. Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them ‘Germany’. Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë ‘jetoj në Gjermani’, jam shqiptar etj etj”, shkruan Ardiani në Instastory.

Kujtojmë që Ardian Bujupi ka lindur me 27 Prill 1991 në Kosovë por për shkak të luftës, ai u zhvendos në Gjermani kur ishte vetëm 1-vjeç.

Që në moshën 6-vjeçare, ai nisi të luante notat e para në pianon e babait të tij. Ai nisi suksesin e tij në muzikë që me paraqitjen e tij të parë në programin, “Gjermania kërkon Superyllin”, ku rezultoi mjaft i pëlqyer.

Pas suksesit në Gjermani, Ardiani është prezantuar edhe pranë publikut shqiptar, duke rezultuar gjithashtu shumë i suksesshëm. Ai ka performuar së bashku me Dj Dalool në një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës shqiptare, “Top Music Awards”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate