“Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikan”.
Kështu ka deklaruar ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell theksoi se kjo duhet të bëhet për shkak të krizës energjetike që po kalon vendi.
“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, ka shkruar Grenell.
Ndërkaq, të martën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për të ndihmuar Kosovën që së paku në netët e vitit të ri mos të ketë mungesë të energjisë elektrike./SHQIP.com
. @albinkurti should reverse his decision to reject a U.S. and European gas pipeline.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 28, 2021
Kosovo’s energy crisis is a serious problem.