Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli, Itali, ku një ish -polic ka vrarë gruan e tij, e më pas edhe veten.
Sipas medieve italiane 55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni, e më pas është ngujuar në shtëpi, ku ka vrarë gruan e tij 48-vjeçare, dhe më pas është vetëvrarë.
Burri para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje, duke e çuar atë drejt aktit ekstrem.
Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike. Karabinierët rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur.