9/12/2025 4:21:43 AM

VV fut në rend të ditës votimin e një marrëveshje ndërkombëtare, PDK e LDK kundërshtuan

Duhet të lexoni

Deputetja e LVV’së, Jeta Statovci, ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës. Ajo kërkoi që të hyjë në rend të ditës shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE’së “Evropa Digjitale për periudhën 2021- 20274” ndërmjet Kosovës dhe BE’së.

Ky propozim- ndryshim nuk është përkrahur nga PDK e LDK.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, ka thënë se nuk ka kuptim që të votohet kjo marrëveshje për faktin se Kosova është nën sanksione nga BE.

“E para, propozimi është i palogjikshëm sepse kemi në rend ditë 50 pika, e dyta është i paarsyeshëm sepse deputetët nuk e kanë parë materialin dhe nuk kanë pasur qasje dhe kohë ta shqyrtojnë. E treta, është e panevojshme sepse do të jetë joefektive. Ju e dini që Kosova është nën sanksione nga BE. Kot e miratojmë me procedurë të përshpejtuar këtë marrëveshje”, tha Gashi, duke njoftuar që nuk do ta votojnë.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, tha se është e kot të votohet marrëveshja sepse Kosova është nën sanksione.

“Është projekt shumë i rëndësishëm. Miratimi i kësaj marrëveshje është mëse e kot sepse Kosova ka sanksione dhe pikërisht është e përjashtuar nga ky projekt. Nuk e di pse duhet me dalë në votim kjo marrëveshje kur Kosova s’mundet me qenë pjesë e projektit”, tha Tahiri.

Ai tha se Qeveria “është mirë të koncentrohet që masat të largohen sa më parë”.

Shefja e GP të VV’së, Mimoza Kusari- Lila replikoi ndaj Gashit dhe Tahirit.

“Prandaj në argumentimin se janë 50 pika, një numër i konsiderueshëm i të cilave janë pika ose shqyrtimi në lexim të dytë ose shqyrtime në lexim të parë, që sipas të gjitha gjasave është shumë e vështirë t’i përfundojmë, tetë marrëveshjet ndërkombëtare janë në pjesën e parë të ditës”.

Ajo tha se kjo marrëveshje nuk është subjekt i masave të BE’së pasi miratimi dhe trajtimi i saj është bërë para vendosjes së masave.

Deputeti Abelard Tahiri e ka kundërshtuar Kusarin, duke thënë se në korrik të vitit të kaluar “Komisioni Evropian e ka revokuar ftesën pikërisht për këtë çështje”.

“Kosova nuk mund të jetë pjesë e këtij projekti. Ky votim për këtë marrëveshje është i kotë”, tha ai.

Tahirit iu kundëpërgjigj prapë Kusari.

Me mospërfshirje, më pas me mosvotimin e kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare, qytetarët e Kosovës po sanksionohen jo vëtëm nga BE për ato të ardhshmet, por edhe nga deputetët e Kuvendit për marrëveshjet që janë negociuar paraprakisht se të vendosej për këto masa.”

Ndaj Mimoza Kusarit replikoi edhe deputeti i LDK’së, Arben Gashi.

“Kjo gjuhë që po përdorë Kusari është paftyrësi. Të thuash në Kuvendin e Kosovës se deputetët po i mbështesin sanksionet ndaj Kosovës është poshtërsi”, tha Gashi.

Kështu, Kuvendi ka miratuar plotësim-ndryshimin e rendit të ditës. VV votoi për, ndërsa opozita kundër. 61 deputetë votuan pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim. /GazetaExpress


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate