5/9/2025 12:31:54 AM

Shtypi gjerman: Eksodi i shpikur i serbëve nga Kosova

Duhet të lexoni

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se vetë statistikat shtetërore serbe hedhin poshtë një legjendë të Beogradit, për eksodin masiv të serbëve nga Kosova. Shifrat korrespondojnë me rënien në Serbi, thuhet në artikull.

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve “mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb”, shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e sotëm (07.02.) të FAZ

Martens thotë se “numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera”.

Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e “Iniciativës Evropiane për Stabilitet” (ESI). Ajo ka shqyrtuar “shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve”

ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre “në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë”, por “gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000”. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, “rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%.”

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: “këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Përsa u përket pensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se “punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një “eksod pensionistësh” nga Kosova”

“Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit”, konkludon FAZ. /dw/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate