9/14/2025 5:52:49 PM

Sa kushtojnë syzet e Apple të realitetit virtual?

Duhet të lexoni

Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” ka prezantuar këtë të hënë syzet e shumë pritura të realitetit të virtual dhe atij të agumetuar VR dhe AR, “Vision Pro”.

Pajisja është mbushur me kamera dhe me sensorë dhe duket si një palë syze për ski, por shumë më futuristike.

Me këto syze, përdoruesi mund të “zhytet” në realitetin virtual dhe atë të agumentuar.

Raportohet se syzet “Vizion Pro” do të kushtojnë rreth 3,499 dollarë.

CEO i Apple, Tim Cook, prezantoi produktin e ri në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të kompanisë, të mbajtur në selinë e saj Apple Park në Kaliforni.

Syzet, të cilat Apple i quan “kompjuter hapësinor”, kanë dy ekrane me rreth 23 milionë piksela për sy, me një fije që lidh syzet në një bateri e cila mund të mbahet në xhep. Kjo pajisje fuqizohet nga çipi M2, i dizenjuar nga Apple si dhe një procesor i ri të quajtur R1 për grafika të avancuara.

Kur përdoruesi vendos syzet, ai do të shohë një ekran me ikonat e aplikacionit dhe mund të shohë njerëz të tjerë të të cilët po e përdorin njëkohësisht pajisjen.

“Vision Pro” kontrollohet nga kontakti me sy dhe lëvizja e duarve, si dhe një tastierë virtuale.

Prezantimi i kësaj pajisje vjen vite pasi kompani të tjera të Silicon Valley, si Meta dhe Google Alphabet, kanë bërë përpjekje të krijojnë syze të teknologjisë së lartë të realitetit virtual.

Facebook bleu në 2014 “Oculus” për 2 miliardë dollarë dhe ka prodhuar dy gjenerata të Meta Quest.

Microsoft gjithashtu prodhoi në 2016 syzet “Hololens”, por duke mos arritur të gjejnë treg masiv te konsumatorët./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate